Connect with Us

“Në ndeshjen Shqipëri-Greqi kapja topat mbrapa portës”, Andi Lila i befason të gjithë me deklaratën e tij

Kombëtare

“Në ndeshjen Shqipëri-Greqi kapja topat mbrapa portës”, Andi Lila i befason të gjithë me deklaratën e tij

Publikuar

-

Futbollisti i Tiranës, Andi Lila, i cili mban dhe postin e kryetarit të Sindikatës së Futbollistëve Shqiptarë, organizoi në datën 10 janar, turneun e bamirësisë ku morën pjesë yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë. Turneu u fitua nga të kaltërit e drejtuar nga Xhani De Biazi.

Të gjitha të ardhurat e mbledhura nga ky aktivitet do të shkojnë për familejt e prekura nga tërmeti i muajit nënor. I ftuar në studion e emisionit “Zona Gola”, Lila foli në lidhje më këtë turne, ndërkohë që ndau për publikun një kuriozitet tepër interesant.

Bëhet fjalë për ndeshjen e 4 shtatorit të vitit 2004 mes Shqipërisë dhe Greqisë, të fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 2-1. Në këtë takim, Lila zbuloi se ishte duke kapur topat mbrapa portës.

“Unë jam personi që i falenderoj ata që më kritikojnë. Kritikat e tyre do i kem parasysh. Edhe ata që mund të kenë thënë ndonjë fjalë, kanë ndërruar mendim, duke parë si shkoi organizimi. Nuk dua të bëj polemika, në këtë ndeshje bamirësie. Nuk janë bërë rakordimet me kompaninë e biletave dhe nuk e di shifrën. Shpresoj që me këto të ardhurat të ndihmojmë një komunitet, jo thjesht një familje. Të gjithë që kontribuan, të kemi emrin.

Po pres me padurim rikthimin në fushë, më mungon fusha. Është një kohë e gjatë që jam jashtë. Dje e kam shijuar, u rrita me këtë brez futbollistësh. Prita me emocion të madh të fillonte ndeshja. Në 2004 kur ishte ndeshja Shqipëri-Greqi, unë kapja topat mbrapa portës. U rrita me ndjenjën e jashtëzakonshme. Ishte një motiv për të qenë pjesë e kombëtares. Këta çunat ishin motivuesit e mi kryesorë që unë të bëja një karrierë të mirë.  Pati vetëm një dështim, Bushi kishte premtuar se do bënte gol me gërshërë dhe kjo nuk ndodhi.

Jam futur në ëikipedia, dhe i kontrollova të gjithë mos e kishte ditëlindjen dikush në 10 janar, e gjeta një, ai është Nevil Dede. Dua t’i uroj gëzuar ditëlindjen. Është një nga trajnerët më të mirë që unë kam kaluar.

Do jemi transparent për fondet, nga dita e parë deri te e fundit. Nuk mund të flas për shifra ekzakte. Nuk dua të gaboj. Po e mendoj me grupin. Do ta vendosim së bashku. Mendojmë të jetë një objekt që t’i shërbejë shumë familjeve. Siç goditëm me evenimentin shpresoj të godasim edhe me bamirësinë. Federata kam gati planin për  ndërtimin e një ekipi Golden Team, i cili do të funksionojë rregullisht. ”, u shpreh Lila./CNA.AL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: