Connect with Us

Bruno Dita do largimin nga Skënderbeu dhe kërkon të bashkohet me ekipin tjetër të Superligës

Sport

Bruno Dita do largimin nga Skënderbeu dhe kërkon të bashkohet me ekipin tjetër të Superligës

Publikuar

-

Teuta nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato. Pasi mori një gjigant për sulmin, tashmë po tenton që të blindojë mesfushën. Dhe duket se e kanë gjetur të duhurin. Këtë herë nuk e kanë kthyer vështrimin jashtë vendit, por kanë qëndruar brendapërbrenda Shqipërisë.

Në planet e durrsakëve është një ish. Bëhet fjalë për Bruno Ditën, i cili që pas dëmtimit të Gjergj Muzakës ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Skënderbeu. Mesfushori shkatërrues, i cili në kushte emergjence ka bërë edhe qendërmbrojtësin në Korçë, mund të jetë blerja e dytë e rëndësishme e skuadrës së Edi Martinit.

Besojini apo jo, por rikthimi i mbrojtësit në Durrës është shumë pranë. Ai është drejt mbylljes së bashkëpunimit me 8 herë kampionët e vendit. Burime për “Panorama Sport” zbulojnë se 26-vjeçari ka depozituar zyrtarisht një kërkesë në FSHF, ku ka kërkuar edhe zgjidhjen e kontratës me Skënderbeun.

Kujtojmë se lojtari i dalë nga Dinamoja ka hyrë në sezonin e tretë me bardhekuqtë. Ai ishte pjesë e Teutës deri në qershor të 2017-ës dhe vendosi që të shkonte në Korçë, atje ku gjatë kësaj kohe ka luajtur 69 ndeshje (në elitë) dhe ka shënuar 9 gola.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: