Connect with Us

“Ne kur lëmë futbollin ia fusim gjumit”, Magani sulmon tifozët shqiptarë: Të mos vinin në stadium për Baggion

Kombëtare

“Ne kur lëmë futbollin ia fusim gjumit”, Magani sulmon tifozët shqiptarë: Të mos vinin në stadium për Baggion

Publikuar

-

Trajneri i Besës, Gugash Magani, foli pa doreza për turneun e bamirësisë të organizuar në datën 10 janar, në stadiumin “Air Albania”. I ftuar në studion e emisionit “Pressing”, peqinasi, nuk nguroi të thumbonte tifozët shqiptarë të cilët ishin jo të shumtë në numër. Ja deklarata e Maganit:

“U tha pak më përpara këtu se ne duhet të respektonim kampionët tonë. Unë po flas i fundit për këtë rast pasi nuk dua ta marr përsipër. Jam trajner futbolli dhe nuk mund të bëj opinionistin. Kauza ishte e përkryer, treguam solidaritet të gjithë shqiptarët për fatkeqësinë që na ndodhi. Nuk mund të bëj avokatin e askujt, pasi jam trajner dhe shoh punët e mia, por mund të them që ne patëm në fushë të gjithë kampionët e Shqipërisë, që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar.

Unë nuk po them që do të vinin njerëz në stadium për Baggion, por për të mbështetur njerëzit në nevojë. E para, e dyta: Ne po themi që organizatorët që ishin, thirrën të gjithë lojtarët që mund të jenë nga vitit ’95 dhe këtej. Normalisht, unë mendoj se ne e kemi të vështirë pjesën e solidarizimit. Ne i japim 5 lekë, por nuk paraqitemi vetë personalisht, mendimi im. Ju thatë Igli Tare: Ai luajti një minutë dhe doli. Ne shqiptarët, kur lëmë futbollin, ia fusim gjumit. Kjo është dhe pjesë individuale. Nuk mund të luajë dot Perlat Musta nuk mund të luajë në portë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Grekët çmenden pas sulmuesit shqiptar: Ngjason me Ibrahimovic

Publikuar

-

Nga

Mbrëmja e sotme do të jetë shumë e rëndësishme për talentin shqiptar, Emiliano Bullari. Një emër shumë i dëgjuar për tifozët shqiptarë, ndërsa ka dalë nga akademia e Olimpiakosit. Greqia bëri gjithçka për ta marrë, ndërsa Shqipëria doli nga vetja si rrallëherë, për t’i ofruar një vend te U-21 një sulmuesi që ishte vetëm 17-vjeç. […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Bomba” e trajnerit serb: Për asgjë në botë nuk do ta drejtoja Kosovën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhja që futbollisti i ri serb, Ilija Iviç bëri, që të përfaqësojë Kosovën U-19, nuk është prituar aspak mirë në shtetin serb. Të shumtë kanë qenë ata që kanë dalë kundër këtij vendimi të lojtarit, teksa së fundmi edhe trajneri i Vojvodinës, Nenad Lalatoviç, është shprehur se për asgjë në botë nuk do të zgjidhte […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona e përgjysmuar, shans ideal për Manajn

Publikuar

-

Nga

Barcelona e pagoi shumë shtrenjtë barazimin e arritur në “San Paolo” kundër Napolit. Ekipi katalanas u kthye nga Italia me dy lojtarë të pezulluar për shkak të kartonëve dhe një të dëmtuar. Vazhdojnë problemet për Kike Setienin, i cili duhet të bëjë “shpikje” për të ndërtuar një formacion. Serxho Buskets shkoi në Napoli me rrezikun […]

LEXO TE PLOTE