Connect with Us

Nexhipi konfirmon super goditjen në merkato: Do marrim një sulmues të huaj

Sport

Nexhipi konfirmon super goditjen në merkato: Do marrim një sulmues të huaj

Publikuar

-

Kukësi është duke zhvilluar seancat përgatitore në Antalia, ndërsa për 9 ditë do të vazhdojë edhe kampionati shqiptar. Një periudhë e gjatë pushimi kjo për ekipet e Superiores që kanë kohën për të rikuperuar dhe të bëjnë ndërhyrjet e duhura, për të mbyllur këtë sezon.

I ftuar në “Zona Gol” ishte drejtori sportiv i verilindorëve, Nderim Nexhipi. Ai ka komentuar edhe ndeshjen e yjeve ku ishte pjesë te Shqipëria, ku shfaq krenarinë që ishte pjesë e saj, por edhe një dëshpërim që nuk ka përfaqësuar më herët kuqezinjtë. Gjithashtu është prekur edhe tema e Kukësit ku është folur për merkaton.

“Më bën krenar që isha te ndeshja e yjeve, duke parë edhe kauzën që u mblodhëm. Kam pasur dëshirë që të vesh fanellën e Shqipërisë edhe si lojtar, por kur kisha mundësinë, nuk u arrit në periudhën e Oto Boriç. Kur mora vesh që do isha në atë përballje, po stërvitesha dhe unë me Kukësin këtu në Antalia (qesh). Nuk doja që ndeshje të mbaronte.

Sa i përket merkatos së Kukësit është e vështirë që të gjesh lojtarë pa kontratë, pasi është e vështirë të blesh kartonin. Ne jemi ekip i kompletuar dhe Dakun e larguam pasi kishte pak hapësira dhe donte që të luante. Me largimin e këtij sulmuesi kemi një emër që mund ta afrojmë dhe zyrtarizojmë këto ditë, ndërsa në vendet e tjera nuk do të kemi ndërhyrje.

Nëse e afrojmë këtë sulmues në vendin e Dakut do të jetë i huaj, pra jo i Superiores. E di që janë edhe 4 muaj për t’u mbyllur, por nuk ka vend për ndërhyrje. Sa i përket Abazajt, e konfirmoj që do të jetë pjesë e jona deri në fund të këtij kampionati pasi kemi kontratë me Anderlehti.

Duhet të theksoj se për Limajn ka një interes nga Kroacia. E dimë që nuk do të përfitojmë ato shifra si nga shitja e Gurit, por është interesant për tregun. Shpresojmë që të fitojmë titullin dhe Kupën e Shqipërisë”, ka thënë Nexhipi. /Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Batuta epike e Shametit: Ja përse koronavirusi nuk ka shkuar ende në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme u zbuluan edhe 15 raste të reja të njerëzve të prekur me koronavirus në vendin tonë, por ende një nga qytetet e paprekura është Gjirokastra. Në listën e vendeve ku Covid-19 ka arritur janë plot 17 qytete, por vendlindja e Ylli Shametit nuk është prekur ende. Arsyet mund të jenë shumë, por […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbetet pezull vetëm data e Superligës shqiptare, ja skenari më pozitiv i gjithë Europës

Publikuar

-

Nga

Shqipëria duket se po e vendos në kontroll disi gjendjen sa i përket Koronavirusit. Në dy ditët e fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve, ndërsa fatmirësisht po dalin edhe shumë pacientë të shtruar nga spitali. Sipas asaj që vetë do të shprehte kryeministri Edi Rama, Shqipëria do të hap […]

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Bruno Dita i “nxjerr bojën” ish-futbollistit të Skënderbeut, publikon videon duke luajtur… tallava

Publikuar

-

Nga

Bruno Dita në “Instagramin” e tij po mundohet çdo ditë të na e ngrejë sadopak humborin duke postuar herë pas here video mjaft interesante. Ditën e sotme mbrojtësi ka gjetur një video nga arkiva, kur ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Kaba Sambu shijonte dhe kërcente pak tallava nga Shqipëria. Mbrojtësi ka kaluar dy sezone te Skënderbeu, ku […]

LEXO TE PLOTE