La Liga
“Dje shihja lopët dhe fshatin, sot jam te Barcelona”

Trajneri i ri i Barcelonas, Quique Setien, ka folur menjëherë në prezantimin e tij si trajneri i ri i katalanasve, duke lëshuar batutën që ka ngjallur të qeshura në sallë:
“E çuditshme! Deri dje po shëtisja në vendlindjen time dhe disa lopë më kalonin pranë, ndërsa sot ndodhem në sallën e prezantimit si trajner i Barcelonas dhe do të stërvis disa nga futbollistët më të mirë në botë. Luks i vërtetë, dua të falënderoj klubin që më dha këtë shans. As në ëndrrat e çmendura nuk e imagjinoja. Synoj të fitoj gjithçka”.
New manager @QSetien; 'Not in my wildest dreams could I have ever imagined this.' pic.twitter.com/sUIMA9Yoyf
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 14, 2020
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania