Connect with Us

Doni të bëheni si Ronaldo? Ja çfarë duhet të hani/ Zbulohet dieta e portugezit

Seria A

Doni të bëheni si Ronaldo? Ja çfarë duhet të hani/ Zbulohet dieta e portugezit

Publikuar

-

Një nga çelësat e suksesit, që ka pasur Cristiano Ronaldo gjatë gjithë karrierës së tij në futboll, është mënyra e të ushqyerit. Kjo nënkupton një dietë të rreptë, që ylli portugez e zbaton me përpikëri. Këto ditë ai ka zbuluar diçka nga zakonet dietike, që zbaton aktualisht, në moshën 34-vjeçare. Futbollisti i Juventusit ha deri në gjashtë herë në ditë, ndërsa peshku është në bazë të dietës së tij. Peshku ton dhe ai merluc janë të preferuarit e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Në mesin e mishit spikat e dominon pula, të cilin e konsideron një ushqim magjik për shkak të përmbajtjes së lartë të proteinave dhe yndyrës së ulët. Për mëngjes, një opsion që zgjedh Cristiano Ronaldo është proshuta me djathë dhe kosi me pak yndyrë. Nëse nuk e ka përdorur më parë, ish-lojtari i Real Madridit do të hajë edhe avokado, si një meze e lehtë gjatë ditës. Dreka e parë mund të përbëhet nga pula dhe sallata, ndërsa e dyta mund të jetë me peshk ton, shoqëruar me sallatë, vezë dhe ullinj.

Për darkë do ta mbushë stomakun me mish, ose peshk, duke i ndarë ato në dy “seanca” të veçanta. Përveç kësaj, atij i pëlqen të flejë tetë orë në ditë dhe të marrë disa minuta sy gjumë gjatë ditës: deri në pesë. Sigurisht, këtë e kombinon me punën e shkëlqyer në palestër. Pishina dhe ushtrimet aerobike janë hobet e tij të preferuara për t’u relaksuar 100% fizikisht. /Telesport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Gaboi në derbin ndaj Romës, shikoni çfarë i bëjnë lojtarë e Kombëtares Strakoshës

Publikuar

-

Nga

Nuk ishte një ndeshje nga ato perfektet që zakonisht Tomas Strakosha i bën në Serinë A. Gardiani i Kombëtares shqiptare gaboi në momentin kur Lacio e tij pësoi golin e parë në derbi ndaj Romës. Bardhekaltërit arritën të barazonin rezultatin, megjithatë seria e 11 fitoreve radhazi u ndal pasi nuk shkuan më shumë se barazimi […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Agjenti zbulon të ardhmen e Hysajt, ja çfarë do të ndodhë me shqiptarin

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj me ardhjen e Gatuzos ka nisur të luajë dhe arrijë nivelin e tij të zakonshëm. Mbrëmjen e kaluar ylli i kombëtares sonë dhuroi një ndeshje mjaft të mirë edh pse përballë kishte një nga kundërshtarët më të frikshëm të botës, Kristiano Ronaldon. Sakaq, e ardhmja e tij te Napoli është akoma në dyshim, […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Fantastik Hysaj, shikoni vlerësimin e jashtëzakonshëm që i bëjnë mediat italiane

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj diti se si të reagojë pas kartonit të kuq në Kupën e Italisë kundër Lacios dhe për një natë u rikthye ai i kohëve të Mauricio Sarrit, ndonëse natën e djeshme në “San Paolo”, trajnerin shumë të dashur për të e kishte si kundërshtar. Gjithsesi, mbrojtësi i djathtë bëri një ndeshje të madhe, […]

LEXO TE PLOTE