Connect with Us

E kërkon gjithë Europa, ish-ylli i Kombëtares këshillon Kumbullën: Ja cilën skuadër duhet të zgjedhësh

Kombëtare

E kërkon gjithë Europa, ish-ylli i Kombëtares këshillon Kumbullën: Ja cilën skuadër duhet të zgjedhësh

Publikuar

-

Marash Kumbulla është një nga futbollistët më të kërkuar në merkaton e janarit. Të shumta janë klubet prestigjioze, që janë gati të paguajnë një shifër të lartë për ta pasur mbrojtësin 19-vjeçar në skuadër.

Shqiptari është dilemë për të ardhmen, ndërkohë që ish-futbollisti i njohur i kombëtares së Shqipërisë Fatmir Vata i sugjeron Marash Kumbullës që të pranojë të firmosë për Borusia Dortmundin.

Në një intervistë për median gjermane “Sportbuzzer”, Vata, i cili luajti për shumë vite në Gjermani, ku spikati me Arminia Bilefeldin, mendon se për talentin kuqezi Kumbulla është më e përshtatshme për të luajtur në futbollin gjerman, i cili do ta ndihmojë të rritet profesionalisht dhe teknikisht.

Marash-Kumbulla-Hellas-Verona-970x350

“Borusia Dortmundi do t’i përshtatej shumë. Nëse shkon atje do të hidhte hapin e duhur në karrierë. Aty ai do të ketë më shumë shanse për të luajtur sesa, bie fjala, te Mançester Junajtid. Ai duhet të shkojë menjëherë atje, sepse nuk ka kohë. Kumbulla është i madh në trup, i fortë në dyluftime dhe mund të përdoret në shumë pozicione. Ai është gjithmonë përpara dhe i rrezikshëm kur bëhet fjalë për standarte”, shprehet Vata.

Një tjetër arsye se përse 48-vjeçari dëshiron që Kumbulla të luajë në Gjermani lidhet me faktin se disa prej ish-lojtarëve më të mirë të kombëtares sonë, si: Ervin Skela, Altin Lala, Adrian Aliaj, etj u përshtatën shumë me Gjermaninë dhe futbollin gjerman.

dortmund

“Gjermania është vendi i duhur për shqiptarët. Unë, Ervin Skela dhe Altin Lala jemi ndjerë gjithmonë rehat këtu. Marashi ka një karrierë të gjatë përpara, të cilën duhet ta vazhdojë në Bundesligë”, përfundon Fatmir Vata.

Në fitoren e fundit kundër Xhenoas 2-1, agjentë të 10 klubeve të njohura europiane, si: Çelsi, Borusia Dortmund, Valencia e shumë të tjerë ndoqën paraqitjen e Marash Kumbullës. Ai është kthyer tashmë në futbollistin e kombëtares tonë më të kërkuar në merkaton e janarit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Gaboi në derbin ndaj Romës, shikoni çfarë i bëjnë lojtarë e Kombëtares Strakoshës

Publikuar

-

Nga

Nuk ishte një ndeshje nga ato perfektet që zakonisht Tomas Strakosha i bën në Serinë A. Gardiani i Kombëtares shqiptare gaboi në momentin kur Lacio e tij pësoi golin e parë në derbi ndaj Romës. Bardhekaltërit arritën të barazonin rezultatin, megjithatë seria e 11 fitoreve radhazi u ndal pasi nuk shkuan më shumë se barazimi […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Agjenti zbulon të ardhmen e Hysajt, ja çfarë do të ndodhë me shqiptarin

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj me ardhjen e Gatuzos ka nisur të luajë dhe arrijë nivelin e tij të zakonshëm. Mbrëmjen e kaluar ylli i kombëtares sonë dhuroi një ndeshje mjaft të mirë edh pse përballë kishte një nga kundërshtarët më të frikshëm të botës, Kristiano Ronaldon. Sakaq, e ardhmja e tij te Napoli është akoma në dyshim, […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Stadiumi “Air Albania” dhe 8.2 milionë euro në vit, Duka i surprizon të gjithë me rrëfimin special

Publikuar

-

Nga

Armand Duka ka pasur një rrëfim ndryshe, teksa është ndalur më shumë në aspektin ekonomik. Në intervistën për “Monitor”, Duka ka treguar shumë aspekte që lidhen me botën e futbollit dhe jo vetëm. Sporti i futbollit nuk është vetëm një lojë dhe si e tillë ndikon shumë aspekti financiar, me futbollin që ka pasur progres […]

LEXO TE PLOTE