Connect with Us

E mbani mend Kamer Qakën, nuk do e besoni ku ka firmosur mesfushori

Kombëtare

E mbani mend Kamer Qakën, nuk do e besoni ku ka firmosur mesfushori

Publikuar

-

Merkatoja e janarit po sjell lëvizje të shumta të futbollistëve dhe një ndër to është edhe mesfushori shqiptar, Kamer Qaka. Skuadra e Kraiovës dhe mesfushori kanë ndarët rrugët e tyre dhe tashmë për futbollistin shqiptar po nis një aventurë e re dhe me shumë gjasa do të transferohet në kampionatin italian.

Krahëhapur po e pret trajneri Tramezani i cili në të shkuarën ka qenë ndihmës i Xhani De Biazit, duke e kërkuar për ta afruar Qakën te skuadra e Livornos. Mediat italiane raportojnë se këtë javë do të bëhet lëvizja dhe Qaka do të provojë tashmë një aventurë të re në një kampionat më elitar se ai rumun.

Klubi i Livornos kërkon ta huazojë me të drejtë blerje dhe mesa duket klubi i Kraiovës nga Rumania ka pranuar që të huazojë futbollistin. Mesfushori që ka luajtur edhe me Shqipërinë e Panuçit, shihej si një lojtar që mund të konsiderohej zbulim për kuqezinjtë, por ka kohë që nuk grumbullohet më dhe tashmë me kalimin në Itali, ai shpreson që të ribashkohet me skuadrën kuqezi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: