Connect with Us

Hysaj shkakton penallti, Gatuzo futet në fushë

Seria A

Hysaj shkakton penallti, Gatuzo futet në fushë

Publikuar

-

Elseid Hysaj po arrin të gjejë minuta të mjaftueshme me skuadrën e Napolit që pas ardhjes së Gatuzos. Mbrojtësi shkodran ishte titullar edhe sot kundër Peruxhias në Kupë, ku në limitet e pjesës së parë ka shkaktuar një penallti.

Pas krosimit në zonë, Hysaj ka devijuar fillimisht me këmbë dhe më pas topi iu përplas në dorë. Kjo ka shkaktuar konfuzion të madh te arbitri i cili ka vrapuar në drejtim të sistemit “VAR” por që sërish ka mbetur i paqartë.

Ai është kthyer disa herë për të parë pamjet në monitor dhe nuk ka qenë i bindur në vendimin që do të jepte, teksa edhe pas rikthimit në fushë ka kërkuar ndihmë nga asistentët e tij duke komunikuar me anë të kufjeve.

Kështu, në përfundim vendosi të jepte penallti teksa Iemelo e mori përsipër ekzekutimin e saj duke e humbur.

Ospina i kuptoi krahun futbollistit dhe e ndali penalltinë, për të mbajtur skuadrën në avantazhin e dy golave në pjesë të parë, ku të dy golat u shënuan nga Insinje me penallti. Rezultati nuk ndryshoi as në pjesën e dytë dhe Napoli me fitoren 2-0 siguroi një vend në çerekfinalen e Kupës së Italisë ku pret fituesen e çiftit Kremoneze-Lacio.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: