Connect with Us

Merkel e “dashuruar” me futbollistin gjerman, e fton në zyrë bashkë me gruan e tij

Sport

Merkel e “dashuruar” me futbollistin gjerman, e fton në zyrë bashkë me gruan e tij

Publikuar

-

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka pritur në zyrën e saj legjendën e kombëtares gjermane, Bastian Schweinsteiger bashkë me gruan e tij, Ana Ivanovic.

“Bild” tregon se kampioni i botës është shumë i lidhur me “Zonjën e Hekurt”. Takimin e ka konfirmuar edhe një zëdhënës i qeverisë gjermane.

“Unë mund të konfirmoj që Ana Ivanović dhe Bastian Schweinsteiger ishin me të sot, me ftesë të Kancelarës për një takim. Unë kërkoj mirëkuptimin tuaj që, si gjithmonë, nuk do të jap ndonjë informacion të mëtejshëm gjatë takimeve të tilla konfidenciale”, thuhet në këtë njoftim nga zëdhënësi i qeverisë.

Schweinsteiger dhe Merkel mbajnë kontakte të rregullta, që nga koha kur ai ishte lojtar i kombëtares. Madje, ata kanë shkëmbyer edhe numrat e tyre. Kur mesfushori vari “këpucët në gozhdë”, Kancelarja ishte ndër të parët që e uroi dhe falënderoi për atë që kishte dhënë në fushën e lojës.

Bastian është ndër të paktët lojtarë apo ish-lojtarë që ka marrëdhënie të ngushtë me Merkel. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Starova gjen zgjidhjen për gabimet e arbitrave: Ja çfarë duhet bërë

Publikuar

-

Nga

Kampionati shqiptar vazhdon të dhurojë polemika të shumta çdo javë dhe java e 19 nuk ka kaluar pa probleme. Ndërkohë, trajneri Sulejman Starova u shpreh se në këtë kampionat nuk flitet për teknologji por të paktën duhet të kishte 6 gjyqtarë në çdo ndeshje. Në emisionin “Pressing”, Starova analizoi edhe kampionatin. “Duke përmendur defektet e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kërcënon hapur Kapllanaj: Mos u çuditsni kur kampionati të mbetet me 9 ekipe

Publikuar

-

Nga

Dy humbjet e fundit në kampionat, kanë trazuar ambientin në kampin e Bylisit dhe presidenti Besnik Kapllanaj u shpreh për emisionin “Pressing” se kampionati mund të vazhdojë me 9 skuadra nëse nuk merren masa. Situata te klubi ynë është bërë e vështirë sepse ka dy ndeshje ku flasin faktet. Nuk e di as unë vetë […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Formacioni më i mirë i javës së 19-të/ Dominon Tirana, Kukësi dhe Vllaznia

Publikuar

-

Nga

Ky është formacioni më i mirë për javën e 19-të të Superiores sipas “Sport Ekspres”. Jeni dakord?

LEXO TE PLOTE