Connect with Us

Sindikata e Futbollistëve në hall të madh, bën deklaratën e pazakontë

Kombëtare

Sindikata e Futbollistëve në hall të madh, bën deklaratën e pazakontë

Publikuar

-

Në datën 10 janar në stadiumin “Air Albania”, u zhvillua një turne bamirësie ku morën pjesë disa nga legjendat e Italisë, Greqisë, Turqisë dhe Shqipërisë. Ky aktivitet u organizua nga Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë, me kryetar Andi Lilën.

Pikërisht qëllimi i këtij eventi ishte të mblidhte të ardhura për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Megjithatë sipas Sindikatës së Futbollistëve janë hedhur dyshime për transparencën me të ardhurat e mbledhura nga ky event. Pikërisht për këtë SH.F.P.SH, ka dalë me një komunikatë zyrtare ku ka sqaruar gjithçka dhe thonë se në ditët e ardhshme do të ketë një përgjigje të plotë për gjithçka.

DEKLARATA E SINDIKATËS SË FUTBOLLISTAVE: 

Të nderuar miq. Duke parë dhe vlerësuar qëndrimin e disa opinionistëve sportiv në lidhje me mos bërjen publike të të ardhurave të grumbulluara nga shitja e biletave te eventit sportiv “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku” i organizuar nga sindikata futbollistëve profesionistë Shqiptar ju sqarojmë se: Qëllimi i vetëm i sindikatës sonë është që çdo e ardhur nga çdo biletat e shitur p.v.s nëse është përdorur ose jo të shkojë në ndihmë të personave të dëmtuar nga tërmeti. Në funksion të këtij qëllimi dhe për të mos shkaktuar asnjë konfuzion me shifra te cilat sjellin dyshime për abuzime kemi kërkuar të jemi sa më të saktë në përllogaritjen e shifrave me qëllim që të dalim me një rezultat të vetëm dhe final. 

Gjithashtu duam t’ju sqarojmë se një arsye tjetër e cila ka penguar bërjen sa me te shpejt te transparencës është edhe fakti se, blerës te biletave ishin disa institucione shtetërore te cilat vetëm ditën e hëne dhe te martë kane bere pagesat për biletat e blera nga ana tyre. Te nderuar zotërinj, dua t’ju them se Sindikata ka te punësuar vetëm një sekretare ndërsa e gjithë pjesa tjetër kane ardhur për te ndihmuar Sindikatën vullnetarisht ne organizimin e këtij eventi madhështor. 

Sigurisht edhe veprimet ne kuadër te transparencës po kryhen po nga ky grup vullnetaresh fakt i cili gjithashtu shkaktoj pak vonese. Për sa ju shpjegova mësipër janë arsyet e vonesës por duke vlerësuar sinqerisht shqetësimin tuaj ju sqaroj se transparenca per ne mbetet prioritare dhe për këtë arsye secili person qe kërkon informacion mund te vij ne zyrën tone dhe te marre te gjithë informacionin qe i nevojitet. Faleminderit S.F.P.SH.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: