Connect with Us

Skënderbeu do pendohet për Sowe, sulmuesit i vjen një ofertë e jashtëzakonshme

Sport

Skënderbeu do pendohet për Sowe, sulmuesit i vjen një ofertë e jashtëzakonshme

Publikuar

-

Ali Soue ishte një nga sulmuesit e Skënderbeut para pak sezonesh duke ndihmuar skuadrën e tij që të fitonte titullin kampion. në fund të sezonit, sulmuesi u largua duke qenë se klubi korçar nuk e bleu përfundimisht kartonin dhe klubi i Kievos e riktheu në skuadër, duke e huazuar më pas te CSKA-ja e Sofias. Me skuadrën bullgare ai po bën një punë shumë të mirë dhe po spikat.

Klubi bullgar e ka blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit 25 vjeçar për 350 mijë euro, ndërkohë që vlera e futbollistit është rritur shumë. Mediat bullgare raportojnë se në drejtim të futbollistit kanë ardhur oferta dhe ajo më e bujshmja vjen nga kampionati egjiptian.

Al Ahli ka kërkuar të ketë shërbimet e sulmuesit dhe ka ofruar 4 milionë euro për shërbimet e tij. Klubi i CSKA-së ka kërkuar fillimisht 5 milionë euro, megjithatë po punohet që të ulet kjo kërkesë e klubit dhe palët të arrijnë në marrëveshje për transferimin e futbollistit për plot 4 milionë euro. Kujtojmë që Soue arriti të fitonte edhe “Këpucën e Artë” në Shqipëri, duke qenë golashënuesi më i mirë./vipsport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Batuta epike e Shametit: Ja përse koronavirusi nuk ka shkuar ende në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme u zbuluan edhe 15 raste të reja të njerëzve të prekur me koronavirus në vendin tonë, por ende një nga qytetet e paprekura është Gjirokastra. Në listën e vendeve ku Covid-19 ka arritur janë plot 17 qytete, por vendlindja e Ylli Shametit nuk është prekur ende. Arsyet mund të jenë shumë, por […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbetet pezull vetëm data e Superligës shqiptare, ja skenari më pozitiv i gjithë Europës

Publikuar

-

Nga

Shqipëria duket se po e vendos në kontroll disi gjendjen sa i përket Koronavirusit. Në dy ditët e fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve, ndërsa fatmirësisht po dalin edhe shumë pacientë të shtruar nga spitali. Sipas asaj që vetë do të shprehte kryeministri Edi Rama, Shqipëria do të hap […]

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Bruno Dita i “nxjerr bojën” ish-futbollistit të Skënderbeut, publikon videon duke luajtur… tallava

Publikuar

-

Nga

Bruno Dita në “Instagramin” e tij po mundohet çdo ditë të na e ngrejë sadopak humborin duke postuar herë pas here video mjaft interesante. Ditën e sotme mbrojtësi ka gjetur një video nga arkiva, kur ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Kaba Sambu shijonte dhe kërcente pak tallava nga Shqipëria. Mbrojtësi ka kaluar dy sezone te Skënderbeu, ku […]

LEXO TE PLOTE