Connect with Us

Tronditet futbollit shqiptar, FIFA kërcënon FSHF-në me përjashtim

Sport

Tronditet futbollit shqiptar, FIFA kërcënon FSHF-në me përjashtim

Publikuar

-

Shkeljet e vazhdueshme të klubeve të cilat vonojnë apo nuk shlyejnë detyrimet ndaj ish-lojtarëve e trajnerëve, janë kthyer në problem jo vetëm për mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre, por edhe të të gjithë futbollit shqiptar në tërësi. Kjo pasi FIFA ka paralajmëruar qartësisht FSHF-në që nëse nuk tregohet rigoroze të paktën sa për të ndjekur ekzekutimin e vendimeve që dalin kundër klubeve nga ndërkombëtarët, rrezikon të përjashtohet edhe vetë nga aktivitetet ndërkombëtare.

Kjo zbulohet qartësisht në dokumentet e dosjes së Luftëtarit, ku rreshtohen gjyqet e shumta të humbura nga skuadra gjirokastrite në vitet e fundit. Në secilin prej vendimeve të FIFA-s kundër klubit gjirokastrit që VIP Sport ka siguruar, vjen edhe kërcënimi i qartë ndaj FSHF-së që nëse nuk e respekton atë, si sa i përket heqjes së pikëve apo bllokimit të merkatos së futbollistëve, ajo do të përballet me sanksione të cilat shkojnë deri në rastin më ekstrem që është përjashtimi.

“SI një anëtar i FIFA-s, Federatës Shqiptare të Futbollit i kujtohet për detyrimin që ka të implementojë këtë vendim dhe të ofrojë prova për FIFA-n se ndalimi i transferimeve është implementuar në rang kombëtar. Nëse Federata Shqiptare e Futbollit nuk përmbush këtë vendim, Komisioni Disiplinor i FIFA-s do të vendosë për sanksionet më të përshtatshme për anëtarin. Kjo mund të çojë deri në përjashtim nga kompeticionet e FIFA-s”, është mesazhi i qartë që shkruhet në një nga vendimet e dhëna kundër gjirokastriteve. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Arsenali shkatërroi 4-0 “Qymyrxhinjtë”/ Video: Goli i Ozil thyen rekord në Premier League

Publikuar

-

Arsenali ka mposhtur 4-0 Newcastle duke zhvilluar një ndeshje mjaftë të mirë në shtëpi. Goli i tretë ka qenë tepër i veçantë, ai vulosi 100% fitoren dhe u shënua nga Mesut Ozil, i cili kishte mbi 300 ditë që nuk gjente rrjetën. Por kjo nuk është e gjitha, plot 35 prekje janë bërë në aksionin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Shok skuadre me Hykën, Sabjen Lilaj shënon gol në Izrael

Publikuar

-

Nga

Mesfushori i Kombëtares, Sabjen Lilaj, ka gjetur rrugën e rrjetën në kampionatin izraelit me fanellën e Nes Tziona, në triumfin 3-0 që skuadra e tij arriti ditën e sotme. Si Lilaj ashtu dhe mesfushorit tjetër shqiptar, Jahmir Hyka, u aktivizuan titullarë në përballjen e sotme, duke bërë një paraqitje dinjitoze. Sulmuesi Stain realizoi dopietë për […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Lewandowski iu tregon targën Messit dhe Ronaldos/ Ja sa gola ka shënuar këtë sezon

Publikuar

-

Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski, shënoi golin e 23-të në Bundesliga këtë sezon në takimin kundër Koln. Edhe pse parashikohej një transfertë delikate për bavarezët, bomberi polak hoqi çdo dyshim pas vetëm tre minutash lojë, duke shënuar një gol fantastik me të majtën. Ky gol, ishte i 40-ti në të gjitha kompeticionet për sulmuesin […]

LEXO TE PLOTE