Connect with Us

3 ndeshje 40 mijë euro, si i bëri gjëmën Flamurtarit futbollisti rumun

Sport

3 ndeshje 40 mijë euro, si i bëri gjëmën Flamurtarit futbollisti rumun

Publikuar

-

FIFA tronditi Flamurtarin duke i bllokuar për 3 sezone merkaton. Në fakt, gjithçka është mbajtur e fshehur nga FSHF-ja dhe vetë drejtuesit vlonjatë, pasi vendimi kishte tre muaj që ishte marrë për shkak të mospagesës së mbrojtësit rumun, Kristian Sirgi, i cili luajti për Flamurtarin në pjesën e parë të sezonit 2018-2019.

Qendërmbrojtësi rumun luajti vetëm tri ndeshje në Superiore dhe 90 minuta në Kupën e Shqipërisë me fanellën kuqezi. Ai i braktisi vlonjatët pasi u dëmtua në ndeshjen Flamurtari-Kastrioti 4- 0 (29 shtator 2018). Lojtari e paralajmëroi disa herë klubin për pagat dhe në këto kushte vendosi që ta padiste atë. Mësohet se kostoja e gjyqit të humbur për vlonjatët ka shkuar rreth 40 mijë euro.

Nga ana e FIFA-s nuk ka ende një konfirmim nëse kjo shumë është shlyer nga Flamurtari. Në rast se klubi reagon, atëherë ka shanse që merkatoja t’i zhbllokohet. Për momentin, një hall më vete është fakti se të tjerë lojtarë kanë paditur klubin në FIFA, prandaj dhe fatura pritet të jetë me shifra shumë më të larta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

E bujshme/ Legjenda e Rejnxhërs nuk i kursen lëvdatat për yllin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi i ka bërë të gjithë për vete në klubin e Rejnxhërs, në të cilin u transferua vetëm në merkaton e janarit nga Hibernian. Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion dhe ndeshjet e pakta, nuk kanë qenë një pengesë për sulmuesin shqiptar i cili ka treguar aftësitë e tij duke marrë komplimente nga trajneri […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Koronavirusi ndryshon axhendën e kombëtares, ja ç’do ndodhë me kuqezinjtë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi është kthyer në një problem të madh për Italinë, vend në të cilin infeksioni ka shkaktuar edhe viktima. Nga kjo situatë e vështirë nuk mund të shpëtonte edhe futbolli, teksa në javën e kaluar disa ndeshje u anuluan, ndërsa në këtë javë disa prej sfidave do luhen pa pjesëmarrjen e tifozëve. Ndërkohë, në muajin […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Gregu tifoz me Tiranën? Olsi Rama befason me përgjigjen për nipin e tij

Publikuar

-

Nga

Olsi Rama nuk ka folur në konferencën e sotme vetëm për Esat Malën. Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit u ndal te derbi me Tiranën, gjykimi dhe te nipi i tij, Greg Rama, i cili pas ndeshjes Kukësi-Tirana u shfaq krah Michael Ngo në një nga lokalet e natës në kryeqytet. “Është e vërtetë, që vetëm […]

LEXO TE PLOTE