Connect with Us

Bisedoi dje me Takajn, zbulohet goditja e bujshme e Skënderbeut në merkato

Sport

Bisedoi dje me Takajn, zbulohet goditja e bujshme e Skënderbeut në merkato

Publikuar

-

Skënderbeu ende nuk është i plotë dhe po mendon për të afruar lojtarë të tjerë në merkato me qëllim që Ilir Daja të ketë një ekip konkurrues dhe sa më cilësorë në pjesën e dytë të sezonit. Drejtuesit e merkatos në kampin bardhekuq janë duke biseduar me Niko Zisin, për të parë mundësinë që ky i fundit të bashkohet me ekipin e Dajës brenda hapësirës së transferimit të merkatos së janarit.

Sulmuesi 24- vjeçar nga Fieri duket si një afrim cilësor në rast se bashkohet me bardhekuqtë dhe do t’i jepte një forcë më shumë repartit të avancuar të Skënderbeut duke parë edhe problemet me të cilat është përballur në pjesën e parë të sezonit. Zisi shihet si elementi i duhur për korçarët, edhe për vetë faktin se më herët ka provuar të luajë në kampionatin tonë me ekipin e Bylisit dhe të Kamzës, madje me këta të fundit ka qenë pjesë e Kategorisë Superiore. Njohja me kampionatin e bën afrimin e Zisit të nevojshëm për korçarët.

Në radhët e Kamzës, Zisi ka luajtur 20 takime në Kategorinë Superiore dhe dy në Kupën e Shqipërisë, ndërsa ekipi kamzali pagoi plot 40 mijë euro për të marrë shërbimet e tij nga radhët e Bylisit. Pjesën e parë të sezonit Zisi ka luajtur me ekipin e Karaiskakis në kategoritë inferiore të Greqisë, ndërsa nëse do të arrihej akordi mes palëve, lojtari mund të bashkohet pa problem me Skënderbeun.

Afrimi i Zisit mund të mbushte gropat edhe në rast largimi të një prej lojtarëve të hapësirës sulmuese të Skënderbeut për vetë faktin se fieraku mbulon të gjitha pozicionet në repartin e avancuar, pavarësisht se pozicioni i tij natyral është sulmues i krahut të majtë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Batuta epike e Shametit: Ja përse koronavirusi nuk ka shkuar ende në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme u zbuluan edhe 15 raste të reja të njerëzve të prekur me koronavirus në vendin tonë, por ende një nga qytetet e paprekura është Gjirokastra. Në listën e vendeve ku Covid-19 ka arritur janë plot 17 qytete, por vendlindja e Ylli Shametit nuk është prekur ende. Arsyet mund të jenë shumë, por […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbetet pezull vetëm data e Superligës shqiptare, ja skenari më pozitiv i gjithë Europës

Publikuar

-

Nga

Shqipëria duket se po e vendos në kontroll disi gjendjen sa i përket Koronavirusit. Në dy ditët e fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve, ndërsa fatmirësisht po dalin edhe shumë pacientë të shtruar nga spitali. Sipas asaj që vetë do të shprehte kryeministri Edi Rama, Shqipëria do të hap […]

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Bruno Dita i “nxjerr bojën” ish-futbollistit të Skënderbeut, publikon videon duke luajtur… tallava

Publikuar

-

Nga

Bruno Dita në “Instagramin” e tij po mundohet çdo ditë të na e ngrejë sadopak humborin duke postuar herë pas here video mjaft interesante. Ditën e sotme mbrojtësi ka gjetur një video nga arkiva, kur ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Kaba Sambu shijonte dhe kërcente pak tallava nga Shqipëria. Mbrojtësi ka kaluar dy sezone te Skënderbeu, ku […]

LEXO TE PLOTE