Connect with Us

E BUJSHME/ Media italiane zbulon prapaskenat e transferimit të Kumbullës te Interi

Kombëtare

E BUJSHME/ Media italiane zbulon prapaskenat e transferimit të Kumbullës te Interi

Publikuar

-

Marash Kumbulla është një nga emrat më të nxehtë në këtë merkato dimri. 19-vjeçari shqiptar po mahnit me formën e tij duke tërhequr gjithnjë e më shumë interesimin e klubeve më të mëdha europiane. Mediat italiane vijojnë të insistojnë, ky pritet të jetë sezoni i tij i fundit me fanellën e Verona, skuadër e cila e ka të pamundur të mbaj një xhevahir të tillë.

Kumbulla1

“La Gazzetta dello Sport”, vjen me një version të ri dhe bindës për të ardhmen e futbollistit të përfaqësueses kuqezi. Kumbulla është shndërruar në objektivin kryesor të Interit, një lojtar për të cilin klubi ziklatër kërkon ta rezervoj sa më shpejtë të jetë e mundur. Të martën, Gianni Vitali, agjenti i Kumbullës, me bekimin edhe të Veronas, ka takuar drejtuesit e Interit për të diskutuar mbi të ardhmen e qendërmbrojtësit.

Kumbulla2

Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Verona dhe Inter kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre, me klubin ziklatër që duhet të plotësoj vetëm dy kushte: Kumbulla duhet të qëndroj tek Verona deri në fund të sezonit, kushti i dytë, Inter duhet të paguaj 20 milion euro. Inter nuk pritet të negocioj gjatë mbi shumën pasi sëbashku me Vitali, në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Stefano Castagna.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Grekët çmenden pas sulmuesit shqiptar: Ngjason me Ibrahimovic

Publikuar

-

Nga

Mbrëmja e sotme do të jetë shumë e rëndësishme për talentin shqiptar, Emiliano Bullari. Një emër shumë i dëgjuar për tifozët shqiptarë, ndërsa ka dalë nga akademia e Olimpiakosit. Greqia bëri gjithçka për ta marrë, ndërsa Shqipëria doli nga vetja si rrallëherë, për t’i ofruar një vend te U-21 një sulmuesi që ishte vetëm 17-vjeç. […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Bomba” e trajnerit serb: Për asgjë në botë nuk do ta drejtoja Kosovën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhja që futbollisti i ri serb, Ilija Iviç bëri, që të përfaqësojë Kosovën U-19, nuk është prituar aspak mirë në shtetin serb. Të shumtë kanë qenë ata që kanë dalë kundër këtij vendimi të lojtarit, teksa së fundmi edhe trajneri i Vojvodinës, Nenad Lalatoviç, është shprehur se për asgjë në botë nuk do të zgjidhte […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona e përgjysmuar, shans ideal për Manajn

Publikuar

-

Nga

Barcelona e pagoi shumë shtrenjtë barazimin e arritur në “San Paolo” kundër Napolit. Ekipi katalanas u kthye nga Italia me dy lojtarë të pezulluar për shkak të kartonëve dhe një të dëmtuar. Vazhdojnë problemet për Kike Setienin, i cili duhet të bëjë “shpikje” për të ndërtuar një formacion. Serxho Buskets shkoi në Napoli me rrezikun […]

LEXO TE PLOTE