Seria A
E kryer/ Kampioni i botës transferohet tek Interi, nesër finalizohet gjithçka

Oliver Giroud do të jetë përforcimi më i ri i Interit. Mediet franceze raportojnë se kampioni i botës do të jetë nesër në Milano për të finalizuar transferimin tek zikaltrit. Kartoni i francezit do t’i kushtojë Interit 4.5 milionë euro, ndërsa kontrata do të jetë e vlefshme deri në qershorin e vitit 2022.
Sky Sport raporton se testet mjekësore do të bëhen brenda kësaj jave, ndërsa RMC beson se do të jetë edhe më shpejt se kaq. Largimi i Matteo Politano te Roma, mund ta përshpejtojë akoma edhe më shumë kalimin e Giroud tek Interi. Conte tani duhet të ndihet i kënaqur. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania