Connect with Us

E zbulojnë mediet franceze/ Juventusi planifikon të transferojë portierin më të mirë në botë

Seria A

E zbulojnë mediet franceze/ Juventusi planifikon të transferojë portierin më të mirë në botë

Publikuar

-

Firma me Alexander Nubel nuk është pritur aspak mirë nga kapiteni i Bayern Munich, Manuel Neuer.

Gjermani e ka shprehur publikisht revoltën e tij me drejtuesit e klubit, që pritet t’i besojnë një fanellë titullari 23-vjeçari të Schalke 04.

Bayern ka arritur akordin për transferimin e tij në “Allianz Arena” në verën e këtij viti dhe Neuer nuk i pëlqen aspak. Kjo ka rritur gjasat që 33-vjeçari të mendoj largimin nga klubi ku ndodhet prej vitit 2011.

Këtë fakt e konfirmojnë edhe mediat franceze, me “France Football” që zbulon se Neuer po mendon seriozisht kalimin te Juventusi. Gjermanit i ka mbetur vetëm një vit në marrëveshjen e tij me Bayern dhe duket se merkato e verës është koha e duhur për të menduar largimin.

33-vjeçari po të shtonte sigurinë në kuadratin e Juventusit, që aktualisht bazohet te aftësitë e Wojciech Szczęsny. Neuer ka një eksperiencë të gjatë te Bayern, me të cilët ka bërë 362 paraqitje në të gjitha garat.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: