Premier Liga
Guardiola pranon të rinovojë kontratën me City-n, vetëm nëse i plotësohet ky kusht

Kontrata e Pep Guardiolës me Man. Cityn skadon në verën e vitit 2021, por spanjolli mund të largohet në fund të këtij sezoni duke parë ecurinë jo të mirë të deritanishme. Gara për titullin në Premier League është e humbur, pasi Liverpooli është shkëputur shumë. Triumfi në Champions League duket shumë i vështirë.
Megjithatë, Guardiola mund të pranojë të rinovojë kontratën me “Qytetarët” nëse i plotësohet një kusht. Por, cili është ky kusht?
“Daily Telegraph” zbulons e Guardiola iu ka kërkuar drejtuesve të City-t rinovimin total të ekipit, çka do të thotë një merkato të fuqishme me miliona euro shpenzime, ndryshe Pep do t’i japë duart kampionit në fuqi të Anglisë. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania