Connect with Us

Kumbulla, shqiptari që do hyrë në histori/ Gati akordi me Interin

Seria A

Kumbulla, shqiptari që do hyrë në histori/ Gati akordi me Interin

Publikuar

-

Marash Kumbulla me sa duket do të jetë një emër i cili do të hyjë në histori për futbollin shqiptar. Mbrojtësi i talentuar 19-vjeçar është kthyer në një nga emrat më të lakuar të merkatos në Serinë A dhe klubet janë të gatshëm të bëjnë çmenduri për të, edhe pse vetëm adoleshent. Gjithçka konfirmohet nga takimi më i fundit që ka zhvilluar sot menaxheri i tij, Xhiani Vitali, me drejtues të Interit ku ka diskutuar me zikaltërit mundësinë e transferimit në Milano.

Verona ka vendosur si kusht të vetëm qëndrimin e Kumbullës deri në mbyllje të këtij sezoni por ka lënë menaxherin të lirë që të negociojë shitjen e tij në verë. Ndaj Vitali ka filluar kontaktet me klube të ndryshme për të sqaruar të ardhmen e lojtarit. Pak ditë më parë u përfol se kishte pasur takime me Napolin, por sinjalin e qartë e ka dhënë duke shkuar sot në zyrat e Interit, një prej skuadrave më të interesuar për mbrojtësin shqiptar.

Sipas mediave italiane,Vitali ka bërë të ditur se çmimi prej 5 milionë eurosh që ishte përfolur deri dy muaj më parë, tashmë duhej të harrohej. Klubi i Veronës tashmë vlerësonte mbrojtësin 25 milionë euro, pasi shihte te ai një potencial të jashtëzakonshëm për t’u bërë një nga më të mirët në futbollin italian.

Një shifër që normalisht do të trembte çdo klub për një djalosh i cili ka pak muaj në elitën e futbollit duke luajtur si profesionist. Por mediat italiane raportojnë se Interi është shfaqur mjaft pozitivisht në këtë takim edhe me një vlerë të tillë merkatoje për Kumbullën dhe ka përsëritur qëndrimin për blerjen e mundshme të futbollistit, sinjal i qartë se edhe zikaltërit besojnë te potenciali që ka lojtari.

Tani pritet që Vitali të  kontaktojë edhe me klube të tjera të interesuara për futbollistin, pasi edhe emra si Fiorentina, Lacio, Juventus, Borusia Dortmund, Çelsi, Mançester Junajtid apo Lajpcig kanë shfaqur interes për të. Por që tani është e qartë për të gjithë se transferimi i Marash Kumbulllës do të shënojë vlera të rëndësishme dhe një rekord të ri për futbollin shqiptar, duke e kthyer shumë shpejt atë në lojtarin më të vlefshëm të të gjitha kohëve për Shqipërinë end epa u bërë mirë pjesë e përfaqësueses shqiptare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: