Connect with Us

Talenti i kombëtares shqiptare firmos në kategorinë e katërt të Greqisë

Kombëtare

Talenti i kombëtares shqiptare firmos në kategorinë e katërt të Greqisë

Publikuar

-

Duhej të ishte një nga talentet e të ardhmes në futbollin shqiptar dhe nga FSHF është trajtuar si i tillë. Por për Kristjan Bushajn, kontingjent i mundshëm i përfaqësues U21, karriera nuk po shkon ashtu siç e parashikonin brenda institucionit që drejton futbollin shqiptar, pasi ai vazhdon të zbresë kategoritë në Greqi, duke përfunduar tashmë në kategorinë e katërt.

Bushaj ishte vlerësuar si një talent me shumë perspektivë aq sa trajneri Bushi, në vitin 2017 e grumbulloi direkt me ekipin U21 disa herë, duke e mbajtur edhe në pankinë në ndeshje zyrtare ndërsa i jepte hapësira në miqësore djaloshit i cili asokohe ishte pjesë e akademisë së Panionios. Bushaj atë vit u bë pjesë edhe e kombëtares U19 të Erjon Bogdanit, por pa zbritur asnjëherë në fushën e lojës në tre ndeshjet zyrtare. Ndërsa më pas, pak nga pak filloi të humbte gjurmët.

Shkak për këtë u bë fakti se ai u largua nga klubi grek në kërkim të aktivizimit me të rriturit por pa shumë sukses. Sot ka ardhur transferimi i mbrojtësit të majtë në një klub të kategorisë së katërt greke, Heredotus, ku ai pritet të aktivizohet në vijimin e këtij sezoni. Sigurisht jo ajo që pritej nga djaloshi për të cilin drejtuesit e ekipeve kombëtare të moshave flisnin me superlativa kur e bënë pjesë të skuadrave që drejtonin. /vipsport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: