Connect with Us

Tirana do zhvillojë një miqësore luksi me një ekip të njohur europian për 100-vjetorin

Sport

Tirana do zhvillojë një miqësore luksi me një ekip të njohur europian për 100-vjetorin

Publikuar

-

Ide pa fund për shekullin e bardhebluve. Në prag të 100 viteve të Tiranës, presidenti Refik Halili dhe stafi i tij, së bashku me komitetin e festimeve për jubileun e klubit, kanë si ide që, veç organizimeve, botimeve të ndryshme, t’u dhurojë sportdashësve një ndeshje të madhe. Tirana ka ideuar një miqësore me një skuadër të madhe nga Seria A, La Liga, Bundesliga apo Premier Liga.

Janë duke u parë variantet për një “triangolare” apo forma të tjera si dhe kostot e kësaj miqësoreje, por shpresohet që një ekip elitar ditën e 100- vjetorit të përballet në kryeqytet me bardheblutë. Diçka e madhe për të gjithë tifozët kryeqytetas dhe skuadrën e tyre më të titulluar dhe nga më të vjetrat në Shqipëri. Në gusht është 100-vjetori i klubit dhe Tirana dëshiron ta fitojë titullin që t’ua bëjë dhuratë fansave me rastin e 100-vjetorit të themelimit të klubit.

Dihet që Tirana është themeluar si klub në vitin 1920, fill pasi qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës vendosi që kryeqyteti të ishte Tirana. Pra, janë disa arsye edhe historike që Tirana e lakmon këtë trofe, i cili do t’i rikthente bardheblutë sërish në majën e futbollit dhe njëherësh do të fshinte edhe të kaluarën e errët këto 11 vite. Thënë troç, Tirana e këtij sezoni është “mprehur” për të fituar titullin dhe shenjat e kësaj vendosmërie janë dhënë në këto dy faza të para të kampionatit shqiptar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Koronavirusi ndryshon axhendën e kombëtares, ja ç’do ndodhë me kuqezinjtë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi është kthyer në një problem të madh për Italinë, vend në të cilin infeksioni ka shkaktuar edhe viktima. Nga kjo situatë e vështirë nuk mund të shpëtonte edhe futbolli, teksa në javën e kaluar disa ndeshje u anuluan, ndërsa në këtë javë disa prej sfidave do luhen pa pjesëmarrjen e tifozëve. Ndërkohë, në muajin […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Gregu tifoz me Tiranën? Olsi Rama befason me përgjigjen për nipin e tij

Publikuar

-

Nga

Olsi Rama nuk ka folur në konferencën e sotme vetëm për Esat Malën. Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit u ndal te derbi me Tiranën, gjykimi dhe te nipi i tij, Greg Rama, i cili pas ndeshjes Kukësi-Tirana u shfaq krah Michael Ngo në një nga lokalet e natës në kryeqytet. “Është e vërtetë, që vetëm […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ramos totalisht i dëshpëruar/ Zbulohen fjalët e kapitenit të Realit, pasi City shënoi golin e dytë në “Bernabeu”

Publikuar

-

Reali mori një humbje tronditëse një natë më parë ndaj Manchester Cityt 1-2, me këta të fundit që hodhën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinale. Madrilenët po udhëhiqnin deri në minutën e 78-të 1-0, por dy gola të shpejtë të miqve përmbysën gjithçka. Gabriel Jesus në të 78-tën dhe De Bruyne në të […]

LEXO TE PLOTE