Connect with Us

Tirana zhgënjen sërish në miqësore, e mund ekipi i njohur rumun

Sport

Tirana zhgënjen sërish në miqësore, e mund ekipi i njohur rumun

Publikuar

-

Tirana ka mbyllur miqësoret në tokën turke teksa sot është mposhtur nga skuadra polake e Korona Kielce. Në fakt, sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për bardheblutë të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e katërt të sfidës falë realizmit të Agustin Torasës.

Kryeqytetasit ia dolën të menaxhonin 45 minutat e para për t’u dorëzuar vetëm në fraksionin e dytë të lojës. Të besuarit e trajnerit Emanuel Egbo pësuan në minutën e 47 golin e barazimit nga Pacinda, ndërsa tetë minuta më pas u përmbysën pas golit të Lioit. Në pjesën e mbetur Tirana provoi të ndryshonte fatet e ndeshjes por pa ia dalë, duke u dorëzuar.

Kështu, 24-herë kampionët e Shqipërisë i mbyllin me bilanc negativ miqësoret në Turqi duke regjistruar dy humbje, ato ndaj Alaniaspor dhe sot me Korona Kielce dhe një fitore ndaj hungarezëve të Mezokovezd.

Gjithsesi, miqësoret përballë rivalëve me kualitet shërbejnë, ndërsa rezultati nuk është primar teksa e rëndësishme është arritja në formën e duhur në kampionatin që rifillon në mesjavën e ardhshme duke qenë se Tirana ka objektiva madhorë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: