Connect with Us

Zien merkatoja në Korçë, Krasniqi “parakalon” Dejvi Bregun për shitjen jashtë

Sport

Zien merkatoja në Korçë, Krasniqi “parakalon” Dejvi Bregun për shitjen jashtë

Publikuar

-

Merkatoja po “zien” në Korçë. Vërtet mungojnë afrimet e bujshme, por kjo e ka një arsye. Klubi është i gjithi i përqendruar në dalje, ndaj edhe po tregohet i kujdesshëm me hyrjet. Me ndonjë shitje të mundshme, Skënderbeu do t’i rregullonte ndjeshëm balancat financiare dhe do ta kishte shumë herë më të thjeshtë që të shtonte cilësinë në grupin aktual.

Edhe pse është folur shumë dhe shpesh për transferimin e Dejvi Bregut që në janar, duket se Blerim Krasniqi e ka “parakaluar”. Burime të sigurta për “Panorama Sport” theksojnë se fieraku ka më shumë kredite që të shitet i pari. Të njëjtat burime thanë se ekipi i Hamarbit në Suedi është interesuar për shërbimet e lojtarit. Edhe pse mungon një ofertë zyrtare, ajo që jep shpresë është fakti se interesimi i suedezëve është i vazhdueshëm dhe mbi të gjitha serioz.

Krasniqi është në dalje, por kjo nuk do të thotë që interesimet për Bregun mungojnë. Vlonjati vijon të ndiqet nga ekipe të caktuara, por ende nuk ka ndonjë të dhënë të qartë nëse do të vijë një ofertë zyrtare që Skënderbeu të bindet për ta shitur dhe lojtarit t’i plotësohet ëndrra që të luajë jashtë Shqipërisë. Klubi nga ana e tij kërkon të përmbushë pritshmëritë me këta dy lojtarë, ndaj janë të vendosur që të mos i lëshojë “xhevahirët” për hiçgjë. Vetëm nëse i vendoset në tavolinë ndonjë shumë e majme, do të jenë gati që të japin OK-in për transferimin e tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: