Connect with Us

“Çmendet” Refik Halili, ja premio e frikshme që do iu japë lojtarëve nëse fitojnë titullin kampion

Sport

“Çmendet” Refik Halili, ja premio e frikshme që do iu japë lojtarëve nëse fitojnë titullin kampion

Publikuar

-

Lojtarët dhe stafi i Tiranës mbushin xhepat nëse ia dalin që të fitojnë titullin kampion. Në shumicën e kontratave dhe ato që ka premtuar presidenti Refik Halili, të gjithë do të shpërblehen nga 15 deri në 30 për qind të kontratës nëse pas 11 vitesh sjellin titullin këtë kampionat. 

Minimalja është që skuadra në masë të marrë të paktën 15 për qind më shumë para, por ka disa lojtarë që marrin edhe një të tretën e kontratës nëse plotësojnë dëshirën e tifozëve bardheblu. Presidenti Refik Halili ua ka bërë të qartë se nëse e arrijnë këtë objektiv, do të marrin atë që u takon.

Ndërkaq, lojtarët me tri fitoret në ndeshjet e fundit të kampionatit i shpëtuan edhe gjobës së madhe si dhe qëndruan në ekip. Më e titulluara në Shqipëri, Tirana, feston sivjet 100-vjetorin e themelimit dhe njëkohësisht duke hyrë në vitin jubilar. I themeluar në datën 15 gusht të vitit 1920, klubi bardheblu ka ndryshuar disa herë emrin gjatë historisë, megjithatë sukseset kanë qenë të shumta për ta.

Në vitet e fundit, Tirana e ka humbur jo pak shkëlqimin e saj, duke rënë edhe nga kategoria, e madje rrezikoi shumë edhe sezonin e shkuar. Drejtuesit e klubit bardheblu po punojnë që në 100-vjetor të rikthehen te trofetë, por duke premtuar edhe shumë para…/Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Batuta epike e Shametit: Ja përse koronavirusi nuk ka shkuar ende në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme u zbuluan edhe 15 raste të reja të njerëzve të prekur me koronavirus në vendin tonë, por ende një nga qytetet e paprekura është Gjirokastra. Në listën e vendeve ku Covid-19 ka arritur janë plot 17 qytete, por vendlindja e Ylli Shametit nuk është prekur ende. Arsyet mund të jenë shumë, por […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbetet pezull vetëm data e Superligës shqiptare, ja skenari më pozitiv i gjithë Europës

Publikuar

-

Nga

Shqipëria duket se po e vendos në kontroll disi gjendjen sa i përket Koronavirusit. Në dy ditët e fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve, ndërsa fatmirësisht po dalin edhe shumë pacientë të shtruar nga spitali. Sipas asaj që vetë do të shprehte kryeministri Edi Rama, Shqipëria do të hap […]

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Bruno Dita i “nxjerr bojën” ish-futbollistit të Skënderbeut, publikon videon duke luajtur… tallava

Publikuar

-

Nga

Bruno Dita në “Instagramin” e tij po mundohet çdo ditë të na e ngrejë sadopak humborin duke postuar herë pas here video mjaft interesante. Ditën e sotme mbrojtësi ka gjetur një video nga arkiva, kur ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Kaba Sambu shijonte dhe kërcente pak tallava nga Shqipëria. Mbrojtësi ka kaluar dy sezone te Skënderbeu, ku […]

LEXO TE PLOTE