Connect with Us

E bujshme/ Limajn e Kukësit e kërkon një ekip i njohur europian

Sport

E bujshme/ Limajn e Kukësit e kërkon një ekip i njohur europian

Publikuar

-

Kukësi e ka shfrytëzuar këtë periudhë pushimesh për të kryer fazën përgatitore në Antalia, ndërkohë që merkatoja nuk ka qenë shumë aktive te verilindorët. Me përjashtim të Dakut që u largua për të luajtur me Ballkanin, nënkampionët e Shqipërisë nuk kanë bërë të tjera lëvizje as në hyrje e as në dalje.

Megjithatë, interesime ka pasur dhe një nga lojtarët që mund të largohet është Vesel Limaj. Kontrata e tij me Kukësin përfundon në verën e këtij viti por mesfushori ka shprehur gatishmërinë për të diskutuar në lidhje me rinovimin e saj, teksa në drejtim të futbollistit ka ardhur edhe një ofertë nga Kroacia.

Nderim Nexhipi zbuloi pak ditë më parë se është kërkuar në Kroaci, teksa “VipSport.al” ka arritur të mësojë emrin e skuadrës që kërkon Limajn. Bëhet fjalë për Osijekun ka shprehur interesim për të, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete mes palëve. Pjesë e skuadrës së Osijek, është edhe Eros Grezda i afruar në këtë merkato janari, duke lënë Rejnxhërsin për t’u rikthyer te skuadra te e cila shpërtheu si lojtar.

Kukësi nuk do të lejonte që një futbollist si Limaj të largohet me parametra zero, duke diskutuar me futbollistin për ta shitur dhe njëkohësisht për të mbushur arkat e klubit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Rangers, por shikoni çfarë i ndodh Kamberit

Publikuar

-

Nga

Prurja më e re e Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, gjeti rrugën e rrjetës me Rangers, por anësori do i prishte festën sulmuesit. Kamberi e nisi nga stoli takimin mes Rangers dhe Livingstonit, ndërsa Gerrard vendosi ta aktivizonte në minutën e 56 të ndeshjes. Kent do të kalonte ekipin skocez në avantazh 3 minuta pas hyrjes […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Asnjë karton të kuq dhe autogol”, Rrahmani: Titullin këtë vit dua që ta marrë …

Publikuar

-

Nga

Amir Rrahmani po zhvillon një sezon fantastik te Verona. Jo vetëm, pasi bashkë me Kumbullën kanë arritur të ndalnin sulmet më të frikshme të Serie A. Ai pati një lidhje me video me Supersport, ku foli për gjithçka. Temë e nxehtë ishte e ardhmja, ku sipas tij asnjëherë nuk i dihet. ”Lazio kishte disa raste. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shpulla dhe lëvizje si në Wrestling, nuk do e besoni si reagon Igli Tare pas fitores me Interin

Publikuar

-

Nga

Igli Tare nuk është përmbajtur pas fitores së fundit që ka marrë Lacio ndaj Interit në shifrat 2-1. Si një finale e parakohshme është pritur kjo përballje, pasi luhej mes dy ekipeve që pretendojnë të fitojnë titullin kampion në Seria A. Drejtori sportiv i kryeqytetasve është një nga personat më të lavdëruar në këto kohë […]

LEXO TE PLOTE