Connect with Us

Edhe Kristal Abazaj trondit Kukësin, i vijnë dy super oferta

Sport

Edhe Kristal Abazaj trondit Kukësin, i vijnë dy super oferta

Publikuar

-

Kristal Abazaj është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një gjysmë sezoni shumë të mirë që ka kaluar te Kukësi. Një “rilindje” e këtij lojtari në Superiore pas një periudhe aspak të mirë që kaloi te Anderlehti dhe Osijeku.

Gjithsesi kjo i përket së kaluarës dhe interesi është zgjuar sërish për sulmuesin shqiptar. Në mediat e huaja raportuan se Abazajt i është thënë për t’u rikthyer në Belgjikë dhe për t’u larguar në një tjetër aventurë në janar, por dëshira e lojtarit ishte që të shpallej kampion me Kukësin dhe të respektonte marrëveshjen. Këtë gjë e pranon edhe në prononcimin e dhënë për “Sport Ekspres”:

“Ka qenë një periudhë e vështirë për mua, pasi isha në gjendje jo të mirë. Tani te Kukësi kam gjetur veten në aspektin e karrierës dhe atë personal. Nëse një futbollist nuk luan, është një humbje e madhe për të. Nuk isha mirë as në aspektin psikologjik, pasi dihej situata. Megjithatë ka ndryshuar gjithçka dhe kërkojmë vazhdimësinë.

Është e vërtetë që kam pasur 2-3 oferta shumë të mira në Belgjikë dhe Europë. Sinqerisht nuk e di pasi janë njerëzit të tjerë që punojnë për këtë gjë. Le të ndodhë çfarë të jetë e shkruar. Dëshira është e madhe për të dalë kampion me Kukësin pasi e kemi kontigjetin. Asnjëherë nuk i dihet, kështu është merkato dhe shpresojmë për më të mirën”, ka thënë Abazaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Rangers, por shikoni çfarë i ndodh Kamberit

Publikuar

-

Nga

Prurja më e re e Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, gjeti rrugën e rrjetës me Rangers, por anësori do i prishte festën sulmuesit. Kamberi e nisi nga stoli takimin mes Rangers dhe Livingstonit, ndërsa Gerrard vendosi ta aktivizonte në minutën e 56 të ndeshjes. Kent do të kalonte ekipin skocez në avantazh 3 minuta pas hyrjes […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Asnjë karton të kuq dhe autogol”, Rrahmani: Titullin këtë vit dua që ta marrë …

Publikuar

-

Nga

Amir Rrahmani po zhvillon një sezon fantastik te Verona. Jo vetëm, pasi bashkë me Kumbullën kanë arritur të ndalnin sulmet më të frikshme të Serie A. Ai pati një lidhje me video me Supersport, ku foli për gjithçka. Temë e nxehtë ishte e ardhmja, ku sipas tij asnjëherë nuk i dihet. ”Lazio kishte disa raste. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shpulla dhe lëvizje si në Wrestling, nuk do e besoni si reagon Igli Tare pas fitores me Interin

Publikuar

-

Nga

Igli Tare nuk është përmbajtur pas fitores së fundit që ka marrë Lacio ndaj Interit në shifrat 2-1. Si një finale e parakohshme është pritur kjo përballje, pasi luhej mes dy ekipeve që pretendojnë të fitojnë titullin kampion në Seria A. Drejtori sportiv i kryeqytetasve është një nga personat më të lavdëruar në këto kohë […]

LEXO TE PLOTE