Connect with Us

“Furtuna” pushton futbollin shqiptar, Superliga në kolaps

Sport

“Furtuna” pushton futbollin shqiptar, Superliga në kolaps

Publikuar

-

Vitet ikin, futbolli shqiptar mbetet në vendnumëro. Sapo jemi futur në vitin 2020, por problemet janë ato të disa viteve më parë dhe rruga për t’i zgjidhur duket e gjatë. Investimet sporadike për të ndërtuar stadiume nuk janë kurrsesi ilaçi për të luftuar “sëmundjet” që ka ky sport në vendin tonë. Kambanat e alarmit që vijnë shpeshherë nga UEFA dhe FIFA duket se bien në vesh të shurdhët. Skuadra që kanë borxhe, skuadra që kanë probleme në bilance dhe të përjashtuara nga Kupat e Europës. Kategoria Superiore dhe elita e futbollit janë në një pikë kritike.

I LIMITUAR- A mund të themi se kampionati shqiptar është i limituar? Sigurisht që po. Të gjesh skuadra që futbollin e kanë shndërruar në biznes nga shitja e lojtarëve, nga shitja e fanellave, nga të ardhurat, nga prezenca e tifozëve në stadiume apo nga marketingu është shumë e vështirë, ose më saktë: E pamundur. Ka raste që disa skuadra shesin lojtarë, por kjo nuk është kurrsesi nga politikat e ndërtuara nga ekipet, por nga talenti që kanë këta lojtarë. Superiorja nuk mund të shndërrohet një “brand”.

Cilësia në fushën e lojës lë për të dëshiruar dhe produkti nuk pëlqehet. Në këtë mënyrë mungojnë tifozët dhe vijnë problemet me radhë, deri aty sa falimentojnë ekipe dhe luhet për pasion. Por a mund të luhet në elitë për pasion? Kurrsesi. Futbolli për lojtarët përveçse pasion është një profesion.

Por kushtet në të cilat zhvillohet ky profesion janë të mjerueshme, në të gjitha aspektet. Vetëm derbet Tirana-Partizani që mbushin stadiumin, gjenerojnë ndonjë të ardhur minimale, nuk shërbejnë për të thënë se futbolli shqiptar ka nisur të rimëkëmbet.

RREZIKU

Kampionati shqiptar po tkurret nga dita në ditë në të gjitha aspektet. Këtë sezon, Flamurtari dhe Luftëtari duken më të rrezikuarat për të rënë në Kategorinë e Parë dhe nga harta e Superiores do të fshihen dy qytete me traditë.Dy të tjera do të vijnë dhe s’duhen paragjykuar. Por në elitë do të mungojnë qytete si Vlora dhe Gjirokastra.

Do t’i shtohen një liste të gjatë që ka edhe Fierin, Lushnjën, Kavajën, Beratin Pogradecin, Elbasanin, Lezhën, Dibrën, Krujën… Futbolli duhet të ketë një shpërndarje të madhe dhe të përfaqësojë sa më shumë njerëz, por në Shqipëri nuk ndodh kjo. Është urgjente nevoja për të ndërhyrë, ndoshta në ndryshimin e formatit, ndoshta në vendosjen e rregullave të forta dhe krijimin e lehtësirave që futbolli të shndërrohet në biznes… por jo në shitblerje ndeshjesh. /PanoramaSport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Gjykata jep sot vendimin për Klodian Duron

Publikuar

-

Nga

Bëri mjaft bujë ditën e djeshme lajmi për arrestimin e ish-futbollistit Klodian Duro. Ish-mesfushori i kombëtares ishte arrestuar për shkak të përndjekjes ndaj ish-gruas. Pas divorcit, ish-bashkëshortja e Duros kishte një urdhër mbrojtje, urdhër i cili u thye nga Duro para pak ditëve dhe në këtë formë u arrestua. Ndërkohë, ditën e sotme gjykata ka […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Kaos te Barcelona, e pëson keq dhe Rei Manaj

Publikuar

-

Nga

Pas një sërë diskutimesh, duket se Barcelona ia ka dalë të bindë Mesin me shokë për reduktimin e pagesave në këtë kohë kriz për shkak të Koronavirusit, ndërsa pjesën e mbetur do e marrin kur situata të qetësohet. Ndërkohë  nga Spanja raportohet se diçka e tillë do ndodhë për gjithë klubin, duke përfshirë edhe ekipin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lazio do me çdo kusht Kumbullën, fut mik Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”. Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur […]

LEXO TE PLOTE