Connect with Us

Merkato/ Çmendet Interi, siguron dy super yjet e Premier League

Premier Liga

Merkato/ Çmendet Interi, siguron dy super yjet e Premier League

Publikuar

-

Ashtu siç edhe pritej, Interi është shumë aktiv merkaton e janarit. Drejtori i zikaltërve, Piero Ausilio, ka udhëtuar mbrëmë vonë në Londër për të mbyllur marrëveshjet për transferimin e Christian Eriksen dhe Oliver Giroud.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Interi ka arritur ofertën për mesfushorin danez në 15 milionë euro, ndërsa Tottenhami kërkon 20 milionë euro. Palët pritet të bien dakord mes tyre për 17 milionë euro. Eriksen do të nënshkruajë me Interin deri në vitin 2024 dhe do të paguhet 7 milionë euro në sezon.

Edhe marrëveshja për transferimin e Giroud duket drejt përfundimit me sukses. Interi ka rritur ofertën për francez duke i ofruar Chelseas 5 milionë euro, 1 milionë euro më pak nga sa kërkojnë “Blutë”. Duke parë se bëhet fjalë për një diferencë të vogël, marrëveshja mes klubeve pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme. Giroud do të nëshkruajë me zikaltrit një kontratë 2.5 vjeçare, ku do të paguhet 3.5 milionë euro në sezon, plus bonuset. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

De Gea drejt largimit, Manchester United i gjen pasuesin

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht rënies në formën e tij, portieri i Mançester Junajtid David De Gea këmbëngul se dëshiron të vazhdojë të luajë me “Djajtë e Kuq”. Vitin e ardhshëm, gardiani spanjoll bën plot 10 vite që kur mbërriti në Mançester nga Atletiko Madridi. Megjithëse gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar shumë lajme se drejtuesit e Mançesterit po mendojnë […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme/ Thomas Strakosha pranë transferimit te Lazio

Publikuar

-

Nga

Chelsea është duke bërë përpjekje për transferimin e një portieri për ta zëvendësuar spanjollin Kepa Arrizabalaga. Shumë portierë janë në listën e klubit londinez, por vetëm njëri nga ta do të transferohet në Stamford Bridge. Megjithatë, dy gjermanët  janë primarë, por që të dy janë thuajse të paarritshëm. Chelsea ka kthyer sytë tek portierë të […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Klopp kontakton babain e Mbappe, gati transfrimi i bujshëm

Publikuar

-

Nga

‘Reds’ janë gati për lëvizjen e madhe. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur me babën e Kylian Mbappe, duke shfaqur interesimin e tij për ylllin e PSG. Klopp i ka bërë të ditur prindit të lojtarit se Liverpool janë të interesuar për shërbimet e Mbappe. ‘Le10Sport’ konsideron se ‘Reds’ po përdorin këtë si taktikë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: