Connect with Us

Setien e nis me dorë të hekurt, ndryshon totalisht merkaton e Barcelonës

La Liga

Setien e nis me dorë të hekurt, ndryshon totalisht merkaton e Barcelonës

Publikuar

-

Quique Setien e ka nisur me shumë vrull punën te Barcelona. Një ditë pas prezantimi zyrtar, trajneri i ri i katalanasve është ulur për të biseduar me drejtuesit e klubit dhe ka qenë shumë i qartë në planet e tij.

Mediet pranë klubit raportojnë se 61-vjeçari iu ka kërkuar drejtuesve të refuzojnë çdo ofertë për Arturo Vidal. Setien e sheh kilenin si pjesë e rëndësishme të skemave të tij. Gjithashtu, Setien ka kërkuar që të mos blihet asnjë sulmues tjetër në merkaton e janarit, për të zëvendësuar Suarezin e dëmtuar, pasi ka plane të tjera.

Trajneri i katalanasve do të provojë të luajë më Antoinë Griezmann në qendër të sulmit, që deri tani ka qenë sulmues anësor dhe psita tjetër është Dembele. Setien mendon se mund të arrijë të nxjerrë më të mirën nga 22-vjeçari francez. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Reali bën bllofin, ngec në shtëpi ndaj Celta Vigo/ Buzëqesh Barcelona

Publikuar

-

Këtë sezon, kampioni në La Liga duket se do të vendoset në javët e fundit, pasi gara për titull është mjaft e fortë, mes Barçës dhe Realit të Madridit, i cili hodhi një hap të gabuar këtë javë duke u ndalur në një barazim 2-2 në Bernabeu nga Celta Vigo. Smolov befasoi mijëra të pranishëm […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Video: Vjen goli i barazimit në “Bernabeu”, shënon “Maestro”

Publikuar

-

Me fillimin e pjesës së dytë, Real Madrid ka barazuar shifrat 1-1 ndaj Celta Vigo në Bernabeu. Pas një aksioni të shpejtë të “Los Blancos” dhe disa kombinimeve të bukura brenda zone, ishte Toni Kroos që dërgoi topin në rrjetë duke barazuar kështu rezultatin. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

Video: Tronditet Reali, pëson gol në shtëpi pas 7 minutash lojë

Publikuar

-

Reali është surprizuar në “Bernabeu” nga Celta Vigo, në ndeshjen që po luhet në këto momente për javën e 24-të të La Ligës. Pas 7 minutash lojë, miqtë shënuan pas një aksioni shumë të bukur me anë të Fedor Smolov, i cili dërgoi topin në rrjetën e Courtois, duke përfituar nga përgjumja e madrilenëve. Reali […]

LEXO TE PLOTE