Connect with Us

Aktivizohet në Serinë A me Parmën, Dermaku zbulon dëshirën e madhe

Kombëtare

Aktivizohet në Serinë A me Parmën, Dermaku zbulon dëshirën e madhe

Publikuar

-

Kastriot Dermaku ishte titullar në sfidën e raundit të 1/8-ave të Kupës së Italisë mes Parmës dhe Romës. Më tej avancuan kryeqytetasit por lajmi i mirë për mbrojtësin shqiptar ishte rikthimi në fushë pas një mungese të gjatë me trajnerin D’Aversa që nuk e ka preferuar në sfidat e fundit.

Në fund të sfidës Dermaku në një intervistë për mediat italiane, konfirmoi edhe njëherë dëshirën e tij për të qëndruar te Parma.

“Mbetëm pak keq pas ndeshjes. Luajtëm kundër një skuadre të madhe, e cila e tregoi veten në pjesën e dytë. Tani vëmendja duhet të kaloj te kampionati.

Nuk është e lehtë kur ndryshojnë shumë lojtar, por i ka bërë mirë atyre që kanë pasur më pak minuta në këmbë. Sfida kundër Juventus? Do jetë një ndeshje e vështirë, ata janë kampionët e Italisë. Do të zbresim në fushë për të bërë rezultat.

Si e vlerëson pjesën e parë të sezonit? Kam luajtur dhjetë ndeshje mes Kupës dhe kampionatit dhe nuk e kisha menduar se do kisha kaq shumë hapësirë. Kështu që jam i lumtur. Merkato? Nuk kam folur me asnjë skuadër, sepse këtu ndihem mirë. Qëllimi im është të mos largohem nga Parma”, u shpreh Dermaku

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“100 zogjtë e pulave kundër një luani”, futbollisti i Kombëtares mbështet Albin Kurtin

Publikuar

-

Nga

Mërgim Mavraj ka dalë hapur në mbështeje të Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë të Kosovës, qeveria e të cilit u votua kundër në mocionin e mosbesimit disa ditë më parë. Qendërmbrojtësi ka përdorur një nga shprehjet e shumta të këngëtarit Unikkatili. “100 zogj t’pulave kundër 1 LUANI. Me Albinin”, shkruan Mërgim Mavraj, duke shprehur qartësisht […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Futbolli i gjunjëzuar prej Koronavirusit, Bakaj dhuron spektakël në Bjellorusi

Publikuar

-

Nga

E gjithë bota është ndalur, por jo në Bjellorusi, ku jeta vazhdon normalisht dhe futbolli po ashtu, pavarësisht kërcënimit të koronavirusit. Bjellorusët kanë vendosur që të injorojnë rrezikun dhe vazhdojnë jetën normalisht sipas planit të tyre, ku përfshihet edhe futbolli. Ndaj Elis Bakaj ka zbritur përsëri sot në fushën e lojës me Dinamo Brest, për […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kamberi bën falenderimin special dhe largohet nga Skocia

Publikuar

-

Florian Kamberi është kthyer në një kohë shumë të shkurtër në një nga emrat më të vlerësuar në radhët e e Rejnxhërs, me tifozët e kësaj skuadre që duan që ai të qëndrojë edhe në vitin e ardhshëm. Ndaj edhe klubi skocez nuk ka ngurruar që të caktojë pikërisht sulmuesin që ka vendosur të luajë […]

LEXO TE PLOTE