Connect with Us

“Do të përdorin si preteks për të sulmuar Juventusin”: zbulohet përgjimi i mesazheve të Bonuccit me një ultras

Seria A

“Do të përdorin si preteks për të sulmuar Juventusin”: zbulohet përgjimi i mesazheve të Bonuccit me një ultras

Publikuar

-

Rikthimi tek Juventus pas një viti me fanellën e Milanit ka qenë një moment delikat në karrierën e Leonardo Bonucci që, sidoqoftë, pas një periudhe kontestimi fillestar arriti të rifitojë zemrat e tifozëve bardheblu.

E në brendësi të kësaj situate janë zbuluar disa biseda të publikuara nga “Corriere della Sera”, që tregon mesazhet WhatsApp të mbrojtësit me Fabio Trinchero, një nga liderët e Viking (ultrasve të Juventusit):

“Do të më pëlqente, kur të kthehem nga Amerika, të bisedojmë për të shpjeguar si shkuan gjërat”. Tifozi i përgjigjet: “Me një përballje mund të rregullohen gjërat”.

Të dy, shpjegon e përditshmja milaneze, po flasin për kthimin në bardhezi të Bonucci që, sic e nuhati Policia, priste kontestime nga tifozët dhe mundohet të evitojë që situate të degjenerojë.

Telefoni i qendërmbrojtësit ishte nën kontroll sepse Digos, e impenjuar që më parë me hetimin Last Banner mbi shantazhet e ultrasve ndaj Juventusit, i frikësohej presionit mbi Bonuccin: ja si u përgjuan mesazhet e telefonatat.

Bonucci do të kontestohet në fakt edhe pse duke folur me një mikun e tij e ka kuptuar arsyen: “Më tha (mbrojtësi thotë se ka folur me një person të ultrasve) nuk është për ty, do të të përdorin si preteks për të sulmuar shoqërinë për cmimin e lartë të biletave, abonimeve dhe parrullave”.

Më vështirë të rikuperohet raporti me dhomat e zhveshjes, agjentët e Digos në Torino e lexojnë kështu përgjigjen që i ka dhënë një mikut, i cili e pyet si shkoi rikthimi në bardhezi: “Barzagli, Marchisio e Bernardeschi janë shumë të ftohtë me mua”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Futbollisti i klubit të Serisë A dyshohet se është prekur nga Coronavirusi, ja çfarë ndodh në stërvitje

Publikuar

-

Coronavirusi ka tmerruar Italinë dhe sidomos rajonin e Lombardisë, ku janë shfaqur edhe rastet më të shumtë të të prekurve. Deri më tani janë mbi 520 të prekur dhe 14 viktima në Itali. Virusi nuk ka kursyer edhe futbollin, teksa është konfirmuar një futbollist, i cili luan në Serie C me Coronavirus, ndërsa dyshohet edhe […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Donte të bënte foto me Ronaldon, tifozi e pëson keq (video)

Publikuar

-

Juventusi u mposht nga Lyon dhe normalisht humori te lojtarët bardhezi nuk ishte i mirë. Kjo u pa edhe te Cristiano Ronaldo, kur në një moment në fushë u fut një tifoz i cili donte të takonte idhullin e tij. Djaloshi shkoi me vrull drejt portugezit, i cili shihet me nerva. Ronaldo mundohet ta trembë […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi çalon në Champions, Lyoni kënaqet me një gol

Publikuar

-

Një gol i Lucas Tousart pas gjysmë ore lojë vendosi ndeshjen mes Lyon dhe Juventusit. Francezët ia dolën të fitojnë ndeshjen e parë në shtëpi dhe kualifikimi i bardhezinjve të Sarrit vështirësohet pas kësaj humbje. Skuadra e Rudi Garcia dominoi pjesën e parë përballë një Juventusi kaotik dhe ia doli të gjente golin e avantazhit. […]

LEXO TE PLOTE