Connect with Us

“Duhet të jesh i çmendur nëse pret që…”, Sormani i befason të gjithë me deklaratën e fundit

Sport

“Duhet të jesh i çmendur nëse pret që…”, Sormani i befason të gjithë me deklaratën e fundit

Publikuar

-

Partizani mbylli ditën e sotme, përgatitjet 12 ditore në Antalia të Turqisë. Ekipi i kuq, zhvilloi dy miqësore teksa trajneri Sormani pati mundësinë për të parë skuadrën dhe të provonte skemat e tij. Pas mbylljeve të përgatitjeve në Turqi, trajneri italian ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të klubit, teksa është shprehur gjatë për ekipin dhe atë që ai pa nga kjo mini-fazë. Kujtojmë që Partizani u mposht në të dyja miqësoret e zhvilluara.

Sormani Partizani

Faza përgatitore dhe ekipi? “Kjo fazë përgatitore ishte një mundësi shumë e mirë për mua për të njohur të gjithë lojtarët. Edhe pse shumë prej tyre i njoh, përgatitjet këtu më kanë dhënë një dorë të mirë për t’u familjarizuar edhe më shumë me grupin. Gjatë gjithë fazës kam shfrytëzuar çdo orë dhe çdo moment për të folur me lojtarët dhe për t’i njohur më mirë.

Gjithashtu në aspektin fizik duhet të përmirësohemi ende shumë për të plotësuar pritshmëritë që unë kam për këtë skuadër dhe për të aplikuar idenë që unë kam për futbollin. Vullneti dhe sjellja e skuadrës ka qenë shumë pozitive. Nëse mendon se pas 8 ditëve lojtarët i kanë asimiluar idetë që ke për futbollin, atëherë duhet të jesh i çmendur.

Kam vënë re dëshirën e skuadrës për të aplikuar në fushë atë që djemve u kam kërkuar në stërvitje. Sipas meje ky është një detaj shumë i rëndësishëm pasi nëse nuk je i uritur dhe me dëshirë për të bërë gjërat, atëherë nuk mund të realizosh asnjë objektiv që ke vendosur”.

Ndeshjet miqësore dhe lojtarët e rinj? “Kam evidentuar cilësi tek disa të rinj që kanë potencial për të shkuar më larg. Por duhet të punojmë shumë me ta, t’u kushtojme kohë dhe t’i mësojmë për t’u dhënë mundësinë të përmirësohen. Ata duhet të jenë të bindur që besojmë tek ata dhe janë e ardhmja e klubit të Partizanit”.

Sormani Kalari

Transferta ndaj Skënderbeut? “Në ndeshjen e parë të vitit 2020 në transfertën me Skënderbeun do të punoj për të hedhur në fushë një skuadër që aplikon sa më shumë idetë e mia. Dua të shikoj në fushë një skuadër agresive, të vendosur për të aplikuar futbollin që ka në kokë dhe nuk ka frikë nga asgjë. E theksoj, pres të shikoj në fushë një skuadër me kurajo, një skuadër të uritur për të marrë rezultat”.

Rikthimi? “Emocionet në futboll janë përherë aty sepse është një punë që unë e bëj me pasion dhe e dua. Më pëlqen të trajnoj edhe pse më kushton shumë lodhje. Nuk mendoj se do të bëja dot pa futbollin në jetën time dhe në këtë aspekt, çdo herë e parë është e veçantë edhe pse unë kam qenë edhe më parë pjesë e skuadrës”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Presidenti i klubit e la në mes të katër rrugëve/ Mbrojtësi i Kombëtares nuk trishtohet: Zoti ka një plan për të gjithë

Publikuar

-

Koronavirusi ka shkatuar një krizë të madhe ekonomike dhe klubi i Sionit ishte ndër të parët që reagoi. Zviceranët i kërkuan lojtarëve të pranonin uljen e rrogave (12350 franga zvicerane, shifër kjo e vlefshme me atë që jepet nga sigurimet shoqërore kur je i papunë), opsion që u kundërshtua nga një pjesë prej tyre. Drejtuesit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Rama flet për “Tuttosport”: Ja pse bëj tifo për Juven/ Ronaldo dhe Buffon nuk e harrojnë kurrë se nga kanë ardhur

Publikuar

-

Edi Rama i “pushtoi” italianët në dy minuta e njëzet sekonda. Me një gjest shumë fisnik, natyrisht. Kryeministri shqiptar ka dërguar 30 mjekë në ndihmë të fqinjit tonë të përtej Adriatikut, “tridhjetë anëtarë të ushtrisë sonë të vogël me rroba të bardha”, siç vetë Rama i thërret. “Ne nuk jemi të pasur, por as nuk […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Nga Balaj te Çikalleshi, Tirana publikon “perlat” e vitit 2012 (video)

Publikuar

-

Tirana këtë verë ka ditëlindjen e 100-të dhe festimet kanë nisur që tani në këto ditë, që po i përjetojmë në karantinë. Mediet sociale janë opsioni më i mirë për të komunikuar me publikun në këtë periudhë dhe Tirana ka vendosur të kthehet pas në kohë, duke publikuar disa nga golat më të bukur mes […]

LEXO TE PLOTE