Connect with Us

E bujshme/ Mesfushori i kombëtares së Bosnjës transferohet te ekipi shqiptar

Sport

E bujshme/ Mesfushori i kombëtares së Bosnjës transferohet te ekipi shqiptar

Publikuar

-

Muamer Svraka është përforcimi më i ri i skuadrës së Gjilanit. Mesfushori 31 vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina ka arritur marrëveshje me klubin ‘kuqebardh’ teksa pritet shumë shpejtë të zyrtarizohet si futbollist i kësaj skuadre, raporton ekskluzivisht Gazeta “SHESHI”.

Svarka i cili luan në rolin e mesfushorit të qëndrës, por që di ta bëjë mirë edhe pozitën e mesfushorit të avancuar vjen nga kampionati maltez, përkatësisht nga skuadra Birkirkara FC, me të cilën u paraqit në edicionin e fundit.

Karriera e tij është mjaft e pasur dhe përvoja e tij pritet që ti ndihmojë gjilanasit në objektivat për stinorin pranveror. Hapat e parë i nisi në skuadrën e Zeljeznicar në Bosnje për të vazhduar më pas te skuadra tjetër boshnjake te Travnik.

Vitet e arta të karrierës së tij ai i kaloi në futbollin kroat dhe atë polak, ndërkohë që ka luajtur edhe në Iran, Estoni, Sllovaki dhe së fundmi në Matlë. Svraka është përforcimi i tretë i Gjilanit në afatin kalimtar të janarit, pas ardhjeve të sulmuesve Sebino Plakut dhe Darko Nikaç.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: