Seria A
Interi prezanton transferimin më të fundit/ Ai ka një mesazh për tifozët

Ashley Young u zyrtarizua pak momente më parë nga klubi i Interit si afrimi i parë për këtë merkato.
Pas zyrtarizimit anglezi foli për kanalin zyrtar të klubit, ku u shpreh: “Ka qenë një ditë e bukur sot dhe i falënderoj të gjithë për mirëseardhjen. Është një ndjenjë fantastike, sikur jam pjesë e një familje. Mesazhi im për tifozët? Do të fitojmë, kjo është arsyeja që jam këtu!”, përfundoi Ashley Young.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania