Connect with Us

Keidi Bare bëhet gati për aventurën e madhe, gati transferimi në La Liga

La Liga

Keidi Bare bëhet gati për aventurën e madhe, gati transferimi në La Liga

Publikuar

-

Pasi shijoi futbollin e madh, ndërsa ishte te Atletico e Madridit, Keidi Bare mund të rikthehet në elitën e futbollit spanjoll.

Mesfushori shqiptar është një prej aseteve më të vyera të Malagas, me klubin që është në vështirësi financiare dhe mund ta shesë për ofertën më të mirë.

Në garën për shërbimet e kuqeziut ka hyrë edhe Getafe, një prej skuadrave që kanë befasuar në këtë sezon të La Liga-s, ku luftojnë për kupat e Europës.

Klubi madrilen po ngulmon të sigurojë shërbimet e 22-vjeçarit dhe pas refuzimit të ofertës fillestare, tashmë janë të gatshëm të investojnë 2 milionë euro.

Oferta është e rëndësishme, ndërsa në orët në vazhdim, Keidi Bare pret të reja rreth së ardhmes, me ëndrrën për t’u shndërruar në protagonist edhe mes ekipeve më të mira në Spanjë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Tronditet Barcelona/ Humbet titullarin për në Champions, rrezikon El Clasicon

Publikuar

-

Barcelona ka marrë një lajm mjaft të keq ditën e sotme, teksa ka humbur një prej titullarëve të ekipit. Bëhet fjalë për Sergi Roberton, i cili ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë ndaj Napolit në mesjavë në Champions League. Sidoqoftë, ajo që shqetëson më shumë është se Roberto mund të humbasë edhe El […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Messi e do me patjetër në ekip, Barça zbraz arkën

Publikuar

-

Fjalët e Lionel Messit shkojnë në “vesh” të Barcelonës. Ylli argjentinas e tha qartë në një intervistë të para ca ditëve se do t’i pëlqente që sezonin e ardhshëm të kishte shok skuadre jo vetëm te kombëtarja albiceleste Lautaro Martinezin, por edhe te Barça pasi e shikon numrin 10 të Interit si pasuesin ideal të […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Humbje e papritur për Realin/ Sergio Ramos e thotë me të madhe kush është fajtori

Publikuar

-

Real Madrid pësoi një humbje shokuese mbrëmjen e djeshme në transfertën e Levantes. Madrilenët humëbn me rezultatin 1-0, duke humbur kështu dhe kreun e La Ligës. Kapiteni I Realit, Sergio Ramos, pranon humbjen, ka disa fjalë për gjyqtarin dhe deklaron se nuk ka kohë për të humbur. ‘’Është moment më I rëdnësishëm I sezonit. Nuk […]

LEXO TE PLOTE