Connect with Us

Moti i keq, në dyshim ndeshja Skënderbeu-Partizani

Sport

Moti i keq, në dyshim ndeshja Skënderbeu-Partizani

Publikuar

-

Të martën është programuar të luhet ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në orën 17:00, kohë që nuk duket mjaft e përshtatshme për korçarët.

Së fundmi ata kanë ngritur shqetësimin mbi këtë sfidë me pretendimin se në një orar të tillë, temperaturat janë shumë të ulëta.

Kësisoj, do të jetë e pamundur që të mbushet stadiumi, pasi pjesa më e madhe e tifozëve do të preferojnë ta ndjekin sfidën nga shtëpitë e tyre. Duke qenë se e marta është zyrtarisht ditë pune, Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar ta programojë takimin në orën 17:00, shkruan “newsport.al”

Mirëpo temperaturat e ulëta me sa duket s’janë marrë parasysh, duke bërë që tifozët korçarë ta ngrejnë si problem. A do të merret parasysh? Pritet të shihet se çdo të ndodhë në ditët e ardhshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Bashkëpunëtori i Rejas: Nuk habitem nga bujaria e shqiptarëve, dinë të të vlerësojnë

Publikuar

-

Nga

Trajneri atletik i kombëtares së Shqipërisë Luixhi Febrari thotë se nuk ndihet i befasuar nga dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë nga qeveria jonë drejt Italisë. Në një intervistë për “Brescia Oggi”, bashkëpunëtori i trajnerit të Shqipërisë Edi Reja thekson se “italianët në Shqipëri ndihen të privilegjuar” dhe se ky gjest nga ana e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Kjo situatë në prek të gjithëve”, Altin LALA flet nga Gjermania: Problem do jetë …

Publikuar

-

Nga

Virusi COVID-19 vazhdon të jetë problematik për një pjesë të madhe të botës dhe kryesisht Europën. Për ta parandaluar, vendet kanë marrë masa ekstreme duke kufizuar lëvizjen e individëve. Gjermania është një nga vendet që ka numër të lartë të infektuarish, por vdekshmëria është e ulët kjo dhe fal menaxhimit të bluzave të bardha. Ish […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Historike/ Ja rekordi që theu Dinamo në Kupat e Europës

Publikuar

-

Nga

Dinamo arriti që afro dy dekada më parë të rikthehet te titulli kampion, nën presidencën e Besnik Sulajt dhe me një skuadër që grumbulloi më të mirët e futbollit shqiptar. Mjafton të përmendësh portierin e tretë të Kombëtares, Ilion Lika, apo dhe sulmin, aty ku kualitete si: Fjodor Xhafa e Daniel Xhafaj, Klodian Asllani apo […]

LEXO TE PLOTE