Connect with Us

Rrëfehet “fotokopja” e Ibrahimovic/ Ja si na ngatërrojnë të gjithë

Seria A

Rrëfehet “fotokopja” e Ibrahimovic/ Ja si na ngatërrojnë të gjithë

Publikuar

-

Për tifozët e “Basketball Bundesliga EuroLeague” nuk do të ishte fare për t’u habitur nëse ecin rrugës në Mynih dhe shohim yllin e FC Bayern, Nihad Dedovic, të rrethuar nga “gjahtarë” autografësh. Në fund të fundit, ai ka bërë emrin e tij në basketboll, prandaj tifozët duan ta takojnë. Sidoqoftë, shumë nga ata që i kërkojnë autografe dhe “selfie” kanë gabuar adresë, sepse e kanë marrë për tjetërkënd. Më saktësisht, kanë kujtuar se po pozojnë me Zlatan Ibrahimovic. Dhe kanë të drejtë, sepse ngjashmëria e çuditshme midis dy ballkanasve (njëri serb dhe tjetri me rrënjë boshnjake) ka bërë që Dedovic të japë përshtypjen e identitetit të gabuar.

29-vjeçari duhet t’i informojë vazhdimisht e me durim fansat se nuk është Zlatan, por Nihad. Gjithsesi, kjo gjë nuk e shqetëson aspak: “Disa njerëz kanë thënë për shumë vite se dukem krejt si ai, por ngjashmëria ishte tërësore, kur i lashë flokët të rriten, vitin e kaluar. Tani, ko gjë ndodh çdo ditë 15, ose 20 njerëz, minimalisht, më ndalin dhe kërkojnë autografe e “selfie”, sikur të jem Ibrahimovic. Kjo nuk më shqetëson fare. Sigurisht, nuk dua të kem një karrierë të re profesionisti, të jem një Zlatan i dytë, por nëse njerëzit duan të argëtohen me këtë, nuk më shqetëson. Unë nuk e marr veten seriozisht në kësi rastesh, mund të qesh me këtë”.

Krahasimet arritën kulmin e tyre gjatë turneut parasezonal të Bayernit në Amerikën e Jugut dhe Florida, verën e vitit 2019, kur shpërtheu “Zlatan-mania”. Ekipi i rrjeteve sociale të Bayernit vendosi të argëtohej pak, duke i kërkuar Dedovic të dilte në Miami dhe të pretendonte se me të vërtetë ishte Zlatan. Shakaja u filmua për kanalin “YouTube” të klubit dhe kishte impakt të parashikueshëm humori.

“Në Miami dhe Argjentinë, njerëzit ishin më agresivë sesa në Europë, – thotë Dedovic. – Ata erdhën drejt meje dhe tashmë kishin celularët e tyre gati për t’u fotografuar menjëherë. Në Europë është pak më qetë. Ishte e mahnitshme se si lumturoheshin njerëzit, kur besonin se isha Zlatan. Ata më përqafonin dhe ishin kaq nervozë, sa nuk gjenin dot kamerën në telefonat e tyre prej emocioneve. Ishte shumë për të qeshur. Kur po filmonim në Miami, iu thashë tifozëve se me të vërtetë isha Zlatan Ibrahimovic. I lejoja të bënin fotografi dhe nuk ua tregoja të vërtetën. Në fakt doja të shikoja reagimin e tyre, kur zbulonin se nuk isha Zlatan”.

Nëse rrethanat e tij të jetës do të ishin ndryshe, mbase Dedovic tani do të luante me fanellën e kuqe të ekipit të futbollit të Bayernit, jo me uniformën e basketbollit, sepse ishte tifoz i madh i këtij sporti, kur ishte i ri: “Kam kaluar shtatë vitet e para të jetës time në Mynih, gjatë luftës në Bosnje, dhe futbolli ishte dashuria ime e parë. Isha një tifoz i madh i Bayernit, së bashku me ekipin tim të origjinës, FK Zeljeznicar. Kur u kthyem në Sarajevë, në vitin 1997, pas luftës, gjithçka ishte shkatërruar dhe nuk kisha asnjë shans për të luajtur futboll.

Edhe tani bëj shaka me nënën time, sepse ajo kurrë nuk më linte të luaja futboll. Në të vërtetë gjithçka ishte në kaos, ekonomia nuk ishte aspak e zhvilluar dhe nuk kishte fusha për futboll. Kishte disa klube të vogla, por ishte e vështirë. Atëherë, në Sarajevë u hap një klub i ri basketbolli dhe ky ishte momenti kur fillova të merrem me këtë sport. Babai im kishte luajtur basketboll amator, kur ishte i ri. Ai dëshironte gjithmonë që unë dhe vëllai të merreshim me një sport, në vend që të rrinim rrugëve…”/Telesport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Lazio do me çdo kusht Kumbullën, fut mik Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”. Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Italia regjistroi numrin rekord të vdekjeve, Tare i befason të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Igli Tare ka folur për situatën e pazakontë në të cilën gjendet Italia. Në vendin fqinj vazhdon të ketë një numër të madh vdekjesh. Gjatë këtyre ditëve të fundit është pritur edhe përmirësimi i situatës, por që nuk po ndodh kurrë. Italia ka publikuar vetëm para pak minutash shifrën zyrtare dhe atje numërohet rekordi më […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

E konfirmon prestigjozja italiane: Hysaj do largohet nga Napoli

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj dhe Napoli do të ndahen pas daljes nga karantina. Shkodrani prej merkatos së kaluar është folur se do të ndërrojë skuadër, por ajo që është nisur verën e shkuar do të përfundohet tani. Prej shkurtit diskutohet se Hysaj mund të rinovojë me Napolin, por deklaratat e agjentit të tij dhe raportimet e fundit […]

LEXO TE PLOTE