Connect with Us

“S’mund t’iu thuash Bregut apo Gripshit të luajnë pa…”, Enea Koliç bën deklaratën e papritur

Sport

“S’mund t’iu thuash Bregut apo Gripshit të luajnë pa…”, Enea Koliç bën deklaratën e papritur

Publikuar

-

Enea Koliçi e mbylli sezonin e shkuar si një ndër portierët me performancën më pozitive edhe pse skuadra e Flamurtarit nuk po notonte në pishinën me para, gjatë periudhës së verës ofertat nuk munguan në drejtim të 33-vjeçarit, i cili në fund zgjodhi klubin më të sukseshëm të dekadës së fundit në Shqipëri, Skënderbeun. Nuk është e njëjta skuadër që dominonte futbollin tonë, por gjithsesi gardiani porgradecar nuk shfaq shenja pendese për zgjedhjen e bërë.

Në korridoret e futbollit është përmendur shpesh fjalia “Skënderbeu nuk ka motiv e as objektiva” duke iu referuar këtu dënimit 10-vjeçar të përcaktuar nga UEFA e të konfirmuar nga KAS-i, sipas Koliçit nuk është aspak e vërtetë që bardhekuqtë nuk kanë synime në këtë sezon.

Pas javës së 17-të dhe në prag të rifillimit të kampionatit korçarët ndodhen në vendin e 8-të, pozicion që të dërgon në play-out, vend për përmirësim ka, dhe reduktimi i luhatjeve është detyra më e rëndësishme për pjesën e dytë të edicionit.

Pendesë? “Nuk jam penduar për këtë zgjedhje të them të drejtën. Kam pasur oferta të tjera nga Superiorja, dhe nga jashtë vendit, por ka qenë një nga zgjedhjet e mia. Nuk është Skënderbeu që ka qenë dikur, por kjo nuk do të thotë, që nuk është një ekip i madh siç ka qenë”.

Objektivat? “Nuk mund t’i thuash Dejvi Bregut, Gripshit ose Krasniqit që janë lojtarë më prespektivë për të ardhmen, të luajnë pa objektiva. Normalisht që kemi objektivat tona dhe do vazhdojmë deri në fund, aty ku do bëjmë dhe llogaritë”.

Gabimet? “Nuk duhen përsëritur gabimet që kemi bërë, pasi kemi pasur oshilacione. Të gjithë jemi në një vijë që duhet të përmirësojmë lojën dhe të jemi më të kujdesshëm për të mos përsëritur dy fazat e para”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: