Connect with Us

Takaj e akuzoi publikisht, spanjolli përfshin Skënderbeun në manualin e FIFA-s kundër trukimeve

Sport

Takaj e akuzoi publikisht, spanjolli përfshin Skënderbeun në manualin e FIFA-s kundër trukimeve

Publikuar

-

Spanjolli Emilio Garcia Silvero, ish-shefi i Disiplinës në UEFA, prej dy vitesh është bërë pjesë e FIFA-s në të njëjtin rol. Personi i cili është akuzuar nga presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, se bënte pjesë në grupin që solli dënimin e korçarëve në arenën ndërkombëtare, ishte ai i cili krijoi dosjen e çështjes së parë në vitin 2016 dhe natyrshëm që atë “sukses” të tijin do ta pasqyronte edhe në zyrat e organizatës më të lartë që drejton futbollin.

Emilio Garcia Silvero ka qenë një ndër përgjegjësit për përpilimin e manualit të ri kundër trukimit të ndeshjeve, me udhëzime po edhe me sugjerime jurisprudence për të gjitha vendet anëtare të FIFA-s, material që u është shpërndarë atyre gjatë javës së fundit. Ashtu siç edhe mund të pritej, çështja e Skënderbeut është kthyer në një pikë reference për rregulloret e reja ndërkombëatre kundër trukimeve, sidomos sa i përket standardizimit të provave në bazë të raporteve të luhatjeve të basteve.

Kështu, në pika të ndryshme të këtij manuali të siguruar nga VIP Sport, shpjegohet se duke marrë për shembull pikërisht çështjen e vitit 2016, krahasimi i luhatjes së basteve sportive me ngjarjet që kanë ndodhur në fushë, mund të shërbejnë si provë për trukimin e ndeshjes. Gjithashtu, materiali i gjyqit në KAS i këshillohet të gjithë anëtarëve të FIFA-s të lexohet e të përdoret si referencë në raste të ngjashme.

Emilio Garcia Silvero ishte personi të cilin presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, akuzoi direkt si të përfshirë në një lobim të caktuar për të dënuar korçarët, bashkë me ish-Sekretarin e FSHF-së, Eduart Dervishaj i cili kishte punuar me të në Federatën Spanjolle. “Ky është sinjali që më ka dhënë në zyrën e tij Emilio Garcia. Kur më ka komunikuar vendimin më ma thënë “ke të fala nga z. Dervishi”, kur më komunikoi dënimin për 10 vite dhe 1 milion euro. Kjo na shton dyshimet për këtë çështje”, tha Takaj pak muaj më parë kur Kas konfirmoi dënimin 10-vjeçar./Vipsport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: