Premier Liga
Bie alarmi i zjarrit/ Video: Mourinho bën reagimin epik

Dikush tentoi të gjejë një mënyrë për të ndalur së foluri trajnerin portugez Jose Mourinho, por nuk ia doli mbanë.
Gjatë konferencës për mediat të Jose Mourinho, dhënë në përfundim të ndeshjes Ëatford-Tottenham e përfunduar 0-0, në ambientet e stadiumit ra alarmi i zjarrit, por reagimi i portugezit është unik.
Portugezi po fliste duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, u ndal për një moment, por vetëm kaq. I pyetur nëse dëshironte të ndërpriste intervistën për të zbatuar protokollin e rasteve emergjente, ai tha se nuk ishte problem, duke vijuar normalisht konferencën.
Someone found a way to stop Jose Mourinho talking! Fire alarm interrupts the @Spursofficial manager's press conference after 0-0 draw @watfordFC . See full version here: https://t.co/Qk82DnYC7x #THFC #FireAlarm #Mourinho pic.twitter.com/1G25lEmxFM
— Gerry Cox (@GerryCox) January 18, 2020