Connect with Us

E BUJSHME/ Firmosi si menaxher, Rudi Vata bëhet trajner i skuadrës së njohur Europiane

Kombëtare

E BUJSHME/ Firmosi si menaxher, Rudi Vata bëhet trajner i skuadrës së njohur Europiane

Publikuar

-

Kur firmosi në dhjetor për skuadrën e Muskron, Rudi Vata me siguri nuk e kishte menduar se që në ndeshjen e parë zyrtare të vitit 2020, do të ishte pikërisht ai trajneri i parë i skuadrës belge ku u punësua si këshilltar.

Në një rrethanë shumë të çuditshme, ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare e sheh veten sot si protagonist direkt në pankinë duke drejtuar ekipin në duelin ndaj skuadrës së Gent.

Vata ka qenë në fazën përgatitore me ekipin në Spanjë, por pas kthimit në Belgjikë të skuadrës, në radhët e saj ka rënë një epidemi gripale e cila ka shtrirë në regjim shtrati si trajnerin Bernd Holenbah, ashtu edhe ndihmësin e tij, Denis Shmid. Kështu, klubi i ka besuar Vatës stërvitjen në ditët e fundit dhe drejtimin nga pankina të ekipit në këtë ndeshje të rëndësishme.

“Nuk kam ardhur këtu për të qenë trajner. Nuk kam fjetur këtë javë, kam menduar vetëm se çfarë duhet të bëj me lojtarët, nuk ishte e thjeshtë”, pranoi Vata për mediat belge. “Por lojtarët janë të gjithë profesionistë, do të jetë në dorën e tyre të bëjnë punë në fushë.

Në Gent, ne do të jemi një ekip serioz dhe i organizuar. Kemi punuar mirë gjatë kësaj jave të komplikuar. Duhet të jemi të fortë. Ekipi më ka surprizuar pozitivisht. Jam mësuar duke u ndeshur me situata të vështira. Por unë problemeve i kushtoj vetëm 5% të kohës, pasi 95% ia kushtoj gjetjes së zgjidhjeve”, tha Vata.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

VIDEO/ Do e kishte zili edhe Ronaldo, Hysaj realizon supergol me gjysëm roveshatë

Publikuar

-

Nga

Napoli ka nisur të përgatisë ndeshjen e parë kundër Barcelonës që do të zhvillohet në mesjavë. Por në stërvitjen e napoletanëve nuk ka munguar as magjia e ardhur nga këmbët e Elseid Hysajt. Menaxheri i shkodranit është shprehur se Gattuso i ka rikthyer edhe njëherë besimin mbrojtësit, që është rikthyer në nivelet e epokës së […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Video: Kamberi shënon supergol për Rangers

Publikuar

-

Florian Kamberi ka gjetur golin e parë me fanellën e Rangers ditën e sotme. Vetëm katër minuta i kanë mjaftuar për të shënuar një supergol, pasi ka ardhur në lojë në fillimin e pjesës së dytë. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka shënuar pas një goditje perfekte në trekëndësh në minutën e 50-të, duke barazuar shifrat […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Nuk ka të dytë si Kumbulla”, trajneri ngre në qiell shqiptarin

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla është padyshim lojtari më i vlefshëm i Veronës dhe në Itali, por jo vetëm flasin vetëm për aftësitë e mëdha dhe pjekurinë e frikshme, që ka një 20-vjeçar si ylli i kombëtares sonë. Djaloshi është futur në arenën e madhe të futbollit vetëm këtë sezon, por ka bindur një numër të madh klubesh […]

LEXO TE PLOTE