Connect with Us

E BUJSHME/ Rexhinaldo dhe një talent, Partizani bën goditjen e dyfishtë në merkato

Sport

E BUJSHME/ Rexhinaldo dhe një talent, Partizani bën goditjen e dyfishtë në merkato

Publikuar

-

Arturo Rexhinaldo pritet të jetë shpresa e Partizanit për të gjetur golin në pjesën e dytë të sezonit. Emri i sulmuesit mozambikas është përfolur prej ditësh si një përforcim i mundshëm për kampionët në fuqi dhe kjo lëvizje është thuajse e mbyllur. Thuhet kështu, pasi 29- vjeçari ka mbërritur mbrëmë në Tiranë së bashku me të kuqtë, pasi kanë udhëtuar me të njëjtin avion nga Turqia.

Udhëtimi në të njëjtin avion me Partizanin heq çdo lloj dyshimi që Rexhinaldo do të jetë përforcimi i radhës i kampionëve në repartin sulmues dhe duke ditur aftësitë dhe cilësitë e afrikanit, shpresohet që të jetë zgjidhur edhe çështja e golit.

29-vjeçari e ka treguar veten në Shqipëri me Luftëtarin, Laçin dhe në sezonin shkuar me Kukësin. Pas “divorcit” me verilindorët Rexhinaldo u transferua në Kazakistan te Shakhter Karagandi, por aventura e tij u mbyllur para kohe.

Partizani edhe nën drejtimin e trajnerit Adolfo Sormani do të jetë i fokusuar kryesisht tek elementi me moshë të re, me shpresën për t’i promovuar dhe për t’i bërë gati për treg, nga ku mund të mbushin arkën e klubit.

Në kuadër të kësaj politike, pjesë e Partizanit pritet të jetë edhe një mesfushor 19-vjeçar, një njohje e vjetër e trajnerit italian, me të cilin ka bashkëpunuar te Vejle në Danimarkë. Pikërisht bëhet fjalë për Lundrim Hetemin, i datëlindjes 18 shkurt 2000, i cili është produkt i akademisë së klubit danez, Vejle Boldklub. 19-vjeçari ka pasaportë daneze dhe shqiptare, madje është edhe kontigjent i kombëtareve të moshave, pasi është grumbulluar më herët nga Shqipëria U-20, ku ka luajtur edhe tri ndeshje.

Hetemi luan si mesfushor shkatërrues dhe kontrata me danezët i përfundon në verën e vitit 2021. Ai luan në të njëjtin rol me Ylber Ramadanin, me të cilin është shok skuadre te Vejle.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

De Biazi i kthehet Panuçit: Ia lashë në vendin e tretë dhe e çoi në të katërtin, vij te Shqipëria po iku Reja

Publikuar

-

Nga

Xhani De Biazi bëri historinë me Kombëtaren shqiptare, ku bëri një arritje shumë të madhe, siç ishte edhe kualifikimi në Europianin e Francës. Trajneri italian në një prononcim të dhënë së fundmi është shprehur se kur Panuçi mori drejtimin e Shqipërisë, ai i dha disa këshilla, por thotë se  vazhdoi me kokën e tij. Gjithashtu […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Shpërthen Romela Begaj: Fatkeqësi që linda në një vend si ky, jam e pastër

Publikuar

-

Nga

Peshëngritësja e njohur shqiptare Romela Begaj, është përballur me probleme të mëdha në karrierën e saj, teksa rezultoi pozitive në testin e dopingut për herë të dytë. Në një prononcim të dhënë së fundmi, Begaj u shpreh se asgjë nuk ishte e vërtetë, duke u shprehur se gjithçka ndodhi për shkak se jemi shtet i […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Nuk e vendosi te formacioni i yjeve, tifozët e Marsejës sulmojnë “L’Equipe”: Ku është Lorik Cana?

Publikuar

-

Nga

Virusi Covid-19 mes mijra jetësh të marra nuk kurseu as presidentin e skuadrës së Marsejës  Pape Diuf. Ai u nda nga jeta pas një lufte me virusin famëkeq duke shokuar gjithë botën e sportit. Në nder të kujtimit të tij gazeta prestigjoze L’Equipe zgjodhi formacionin më të mirë të francezëve në gjithë historinë e drejtimit […]

LEXO TE PLOTE