Connect with Us

Gashi si një shqiptar i vërtetë: Ja çfarë bëra te Colorado Rapids ditën që u largova

Sport

Gashi si një shqiptar i vërtetë: Ja çfarë bëra te Colorado Rapids ditën që u largova

Publikuar

-

Shkëlzen Gashi është rikthyer sërish në Europë pas aventurës së mbyllur me Koloradon në Amerikë. Një eksperiencë që më shumë sesa në karrierën e futbollit, i dha përfitime ekonomike sulmuesit shqiptar.

Kjo ishte arsyeja se përse nuk po vinte edhe zyrtarizimi te Aarau në merkaton e verës. Marrëveshja ishte mbyllur, por nëse do të konfirmohej edhe për mediat, atëherë Gashi do të hiqte dorë nga paratë e fituara ende në Amerikë, që zgjatën deri në dhjetor të vitit 2019.

Me mbylljen e këtij burimi të të ardhurave, Shkëlzen Gashi zyrtarizoi menjëherë skuadrën e re të Aaraut. Në një intervistë për mediat zvicerane, tregon jetën e tij në Amerikë dhe një nga rastet më të çuditshme, ku ka qerasur gjithë skuadrën pasi e hoqën përpara kohe.

“Kur jam larguar nga Kolorado, u kam dhuruar pica ekipit dhe punonjësve në zyrë. Është e vërtetë, shumë më kanë thënë që asnjë lojtar tjetër nuk do e kishte bërë diçka të tillë pasi ta largonin dhe u duk e çuditshme. Por ishte e vështirë për mua të tregoja që po largohesha nga klubi në mënyrën më të mirë dhe t’i falenderoja për tre vitet e shkëlqyera. Ajo eksperiencë e imja në Amerikë më formon deri në fund të jetës sime. Sinqerisht nuk mendoj se shkova shumë herët atje, pavarësisht se të tjerët shkojnë për të marrë duartrokitjet e fundit të karrierës.

Amerikanët mendojnë se janë të mëdhenj, asgjë për të ta nuk është e pamundur. Saktësisht ashtu siç dua edhe unë të jetoj. Maksimumi duhet të jetë gjithmonë qëllimi. Në javën e parë të timen atje, ftova gjithë skuadrën e Kolorados për darkë. Ishtë një mbrëmje shumë argëtuese. Të nesërmen, askush nuk më fliste. Mendova se kisha bërë diçka të gabuar.

“Kjo është Amerika”, më tha një shok i ekipit nga Gjermania që kishte qenë aty për një kohë të gjatë. Lojtarët atje nuk merreshin shumë me shokët e skuadrës si në Europë, pasi nuk e dinin a do t’i rezistonte edhe një javë tjetër ai futbollisti i ri që shkonte në Amerikë. Pra amerikanët ishin shumë sipërfaqësorë dhe të bësh miq atje, është e pamundur”, ka thënë Gashi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Rangers, por shikoni çfarë i ndodh Kamberit

Publikuar

-

Nga

Prurja më e re e Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, gjeti rrugën e rrjetës me Rangers, por anësori do i prishte festën sulmuesit. Kamberi e nisi nga stoli takimin mes Rangers dhe Livingstonit, ndërsa Gerrard vendosi ta aktivizonte në minutën e 56 të ndeshjes. Kent do të kalonte ekipin skocez në avantazh 3 minuta pas hyrjes […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Asnjë karton të kuq dhe autogol”, Rrahmani: Titullin këtë vit dua që ta marrë …

Publikuar

-

Nga

Amir Rrahmani po zhvillon një sezon fantastik te Verona. Jo vetëm, pasi bashkë me Kumbullën kanë arritur të ndalnin sulmet më të frikshme të Serie A. Ai pati një lidhje me video me Supersport, ku foli për gjithçka. Temë e nxehtë ishte e ardhmja, ku sipas tij asnjëherë nuk i dihet. ”Lazio kishte disa raste. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shpulla dhe lëvizje si në Wrestling, nuk do e besoni si reagon Igli Tare pas fitores me Interin

Publikuar

-

Nga

Igli Tare nuk është përmbajtur pas fitores së fundit që ka marrë Lacio ndaj Interit në shifrat 2-1. Si një finale e parakohshme është pritur kjo përballje, pasi luhej mes dy ekipeve që pretendojnë të fitojnë titullin kampion në Seria A. Drejtori sportiv i kryeqytetasve është një nga personat më të lavdëruar në këto kohë […]

LEXO TE PLOTE