Connect with Us

Man. City bën vetëvrasje, Guardiola i jep duart titullit/ Arsenali vazhdon tatëpjetën

Premier Liga

Man. City bën vetëvrasje, Guardiola i jep duart titullit/ Arsenali vazhdon tatëpjetën

Publikuar

-

Java e 23-të e Premier League ka dhuruar disa rezultate surprizë. Pas barazimit të Tottenhamit 0-0 ndaj Watford, edhe dy ekipet e tjera të mëdha, Man. City dhe Arsenali dolën me një pikë nga takimet e sotme.

Djemtë e Guardiolës barazuan 2-2 në fushën e tyre me Crystal Palace, duke i dhënë duart titullit kampion, pasi diferenca nga Liverpooli tani është 13 pikë, por ekipi i Klopp ka dhe dy ndeshje më pak. Miqtë kaluan të parët në avantazh me blerjen e fundit, turkun Cenk Tosun në minutën e 39-të. City u kundërpërgjigj në fund të pjesës së dytë me dy golat nga Sergio Aguero 83′ dhe 87′. Në kohën shtesë, Fernandinho shënoi autogol, duke i hequr dy pikë ekipit të tij.

As Arteta nuk po e ngjall dot Arsenalin. “Topçinjtë” barazuan 1-1 në “Emirates” me Sheff. Utd. Martinelli kaloi në avantazh vendasit në fund të pjesës së parë, ndërsa për miqtë barazoi shifrat Fleck në minutën e 83′. Dy shqiptarët, Xhaka dhe Mustafi luajtën për 90 minuta.

Rezultatet e takimeve të sotme dhe klasfiikimi është si më poshtë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

De Gea drejt largimit, Manchester United i gjen pasuesin

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht rënies në formën e tij, portieri i Mançester Junajtid David De Gea këmbëngul se dëshiron të vazhdojë të luajë me “Djajtë e Kuq”. Vitin e ardhshëm, gardiani spanjoll bën plot 10 vite që kur mbërriti në Mançester nga Atletiko Madridi. Megjithëse gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar shumë lajme se drejtuesit e Mançesterit po mendojnë […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme/ Thomas Strakosha pranë transferimit te Lazio

Publikuar

-

Nga

Chelsea është duke bërë përpjekje për transferimin e një portieri për ta zëvendësuar spanjollin Kepa Arrizabalaga. Shumë portierë janë në listën e klubit londinez, por vetëm njëri nga ta do të transferohet në Stamford Bridge. Megjithatë, dy gjermanët  janë primarë, por që të dy janë thuajse të paarritshëm. Chelsea ka kthyer sytë tek portierë të […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Klopp kontakton babain e Mbappe, gati transfrimi i bujshëm

Publikuar

-

Nga

‘Reds’ janë gati për lëvizjen e madhe. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur me babën e Kylian Mbappe, duke shfaqur interesimin e tij për ylllin e PSG. Klopp i ka bërë të ditur prindit të lojtarit se Liverpool janë të interesuar për shërbimet e Mbappe. ‘Le10Sport’ konsideron se ‘Reds’ po përdorin këtë si taktikë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: