Connect with Us

Paralajmërimi i trajnerit të Barçës/ Lojtarët e mi ta harrojnë këtë gjë

La Liga

Paralajmërimi i trajnerit të Barçës/ Lojtarët e mi ta harrojnë këtë gjë

Publikuar

-

Quique Setien do të debutojë nesër në stolin e Barcelonës. Katalanasit presin në shtëpi Granadën në “Camp Nou” dhe Setien dëshiron ta nisë me fitore. Trajneri ka folur qartë në konferencën për shtyp. Loja e bukur dhe ekuilibri i ekipit janë dy objektiva të tij, teksa nuk do të tolerojë asnjë lojtar që del jashtë pozicionit dhe detyrave taktike.

“Kjo javë ka shkuar mbarë, më mirë seç e mendoja. Ka paqartësi se si do të përgjigjet ekipi kur shkon te një skuadër e re. Kemi punuar mirë, jam shumë i lumtur. Objektivi ynë është gjithmonë fitorja, por duam të luajmë bukur për t’u kthyer në shtëpi të lumtur. Do të tentoj gjithmonë që Barcelona të luajë bukur.

Rregulli është shumë i rëndësishëm për mua. Jo vetëm Vidal, por edhe lojtarë të tjerë kanë tendencën për të humbur pozicionin e tyre në fushë. Kjo gjë sjell rrëmujë dhe ne kemi nevojë për ekuilibër. Vidal ka mundësi për të luajtur njësoj si gjithë lojtarët e tjerë. Pres maksimumin nga të gjithë“, përfundon trajneri i Barcelonës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Ramos totalisht i dëshpëruar/ Zbulohen fjalët e kapitenit të Realit, pasi City shënoi golin e dytë në “Bernabeu”

Publikuar

-

Reali mori një humbje tronditëse një natë më parë ndaj Manchester Cityt 1-2, me këta të fundit që hodhën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinale. Madrilenët po udhëhiqnin deri në minutën e 78-të 1-0, por dy gola të shpejtë të miqve përmbysën gjithçka. Gabriel Jesus në të 78-tën dhe De Bruyne në të […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Perez “heq qafe” dështakun e madh dhe përgatit 126 milionë euro për yllin e Liverpoolit

Publikuar

-

Real Madridi beson se mund ta joshë Mohamed Salah, që ta lërë Liverpool për një marrëveshje 126 milionë euro. Të paktën kështu pretendon “El Desmarque”, një media pranë klubit të bardhë. Sulmuesi egjiptian ka qenë prej kohësh i lidhur me “Los Blancos”. Në “Santiago Bernabeu”, atë e shohin si një alternativë më të lirë se […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona e përgjysmuar, shans ideal për Manajn

Publikuar

-

Nga

Barcelona e pagoi shumë shtrenjtë barazimin e arritur në “San Paolo” kundër Napolit. Ekipi katalanas u kthye nga Italia me dy lojtarë të pezulluar për shkak të kartonëve dhe një të dëmtuar. Vazhdojnë problemet për Kike Setienin, i cili duhet të bëjë “shpikje” për të ndërtuar një formacion. Serxho Buskets shkoi në Napoli me rrezikun […]

LEXO TE PLOTE