Connect with Us

Patushi snobon Partizanin dhe Tiranën: Ja cili ekip mund ta fitojë këtë vit titullin kampion

Sport

Patushi snobon Partizanin dhe Tiranën: Ja cili ekip mund ta fitojë këtë vit titullin kampion

Publikuar

-

Ish-futbollisti i njohur i Tiranës në vitet 2000 Saimir Patushi fajëson Tiranën për largimet e dy mbrojtësve Eni Imami dhe Dorian Kërçiku.

Në një prononcim për “RTSH Sport”, ish-kampioni bardheblu thekson se moszëvendësimi i tyre nga 24-herë kampionët e vendit gjatë merkatos së janarit është diçka e pafalshme.

Në vazhdim të intervistës, 43-vjeçari thekson se Kukësi është skuadra më e plotë në këtë sezon duke u kompletuar në të gjitha repartet, ndërsa fajëson Partizanin për mosgjetjen e një lojtari për pozicionin e Jasir Asanit, i cili aktivizohet tashmë me AIK-un në Suedi.

Kërçiku dhe Imami të larguar nga Tirana?  Të largosh Imamin dhe Kërcikun duhet të gjesh patjetër dy zëvendësues të tyre. Me Kërçikun ka përforcuar rivalin direkt. Me të mirat dhe të këqijat e këtyre lojtarëve, klubi duhet ta menaxhojë më mirë situatën. Tirana është për të qëndruar në vendin e parë, jo për të qëndruar në mesin e tabelës apo për të rënë nga kategoria. Duhet t’i bëjnë shumë mirë llogaritë. Mendoj se në këtë pjesë ata kanë gabuar.

Mavraj, Ajeti, Alla kandidatë për fanelën bardheblu? E kam thënë se në Shqipëri, Tirana për çdo futbollist është si Real Madridi. Mavraj dhe Ajeti me eksperiencën që kanë, përtej minutave që kanë luajtur, mund të bëjnë shumë punë Tiranës. Për sa i përket gjendjes së tyre fizike, ata duhet të konsultohem me mjekë apo drejtues të klubit. Do të ndihmonin shumë Tiranën për të fituar titullin kampion.

Rivaliteti Kukës, Tirana dhe Partizani? Kukësi është një hap përpara për të fituar titullin. Kanë një grup me futbollistë cilësoe. Largimi i Asanit e ka dobësuar Partizanit. Ai ka qenë lojtar titullar dhe të mos gjesh dikë që ta zëvendësojë është vetëvrasje. Kukësi është skuadër më e konsoliduar se Partizani dhe Tirana”,  përfundoi prononcimin ish-futbollisti i 24-herë kampionëve të Shqipërisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Uzuni dhe Kastrati dhurojnë spektakël në kampionat

Publikuar

-

Nga

Lokomotiva e Zagrebit ka luajtur ditën e sotme takimin e javës së 24-t të kampionatit kroat, të cilën e fituan me shifrat 0-2 kundër Inter Zapresiç. Protagonistë në sigurimin e këtyre 3 pikëve kanë qenë edhe dy futbollistët shqiptarë, Kastrati dhe Uzuni. Sulmuesi i dardanëve do të ishte ai që do të shënonte golin e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Gol line technology”, ja stadiumi i vetëm shqiptar ku është instaluar

Publikuar

-

Nga

Futbolli i ditëve të sotme ka përqafuar gjithnjë e më shumë teknologjinë, por sërish polemikat nuk janë shmangur. Penallti, kontakte, prekje apo jo prekje të sferës, apo edhe goli po apo jo i shënuar diskutohen shumë. Mirëpo, për të paktën një gjë, në ditët e sotme siguria është më shumë sesa maksimale nëse sfera e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Legjenda e Rejnxhërs nuk i kursen lëvdatat për yllin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi i ka bërë të gjithë për vete në klubin e Rejnxhërs, në të cilin u transferua vetëm në merkaton e janarit nga Hibernian. Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion dhe ndeshjet e pakta, nuk kanë qenë një pengesë për sulmuesin shqiptar i cili ka treguar aftësitë e tij duke marrë komplimente nga trajneri […]

LEXO TE PLOTE