Connect with Us

Rey Manaj zbarkon në Barcelonë, pret shansin të luajë me Leo Messin

La Liga

Rey Manaj zbarkon në Barcelonë, pret shansin të luajë me Leo Messin

Publikuar

-

Rei Manaj ka udhëtuar dje drejt Barcelonës, ku ka kryer vizitat mjekësore dhe javën e ardhshme do të prezantohet si afrimi i parë i kësaj merkatoje nga Barcelona B. Një transferim në formë huazimi deri në fund të sezonit nga skuadra e Albasetes, e cila pagoi të paktën dy milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar.

Në Spanjë nuk raportohen shumë detaje për transferimin e shqiptarit, por një shqetësim në vesh e ka penguar atë të udhëtojë që në fillim të javës për të pasur mundësinë të jetë në fushë që këtë fundjavë. Mirëpo, ajo që është e rëndësishme, më tepër sesa fakti se tashmë ai do të luajë në Kategorinë e Tretë (jo të dytën si me Albaseten), është fakti që shqiptari ka shansin që të ëndërrojë.

“Sport.es” bën me dije se me dëmtimin e Luis Suarezit, tashmë është në dorën e tij për të tentuar, pse jo, që të jetë përkrah Mesit në stërvitje me skuadrën e parë katalanase. “Manaj sheh nga ekipi A”, ka bërë me dije prestigjiozja spanjolle.

Tanimë mbetet për t’u parë se sa do të ambientohet shqiptari në skuadrën katalanase dhe nëse do të arrijë që ta rikthejë Barcelonën B në Ligën e Dytë spanjolle dhe, pse jo, të mund të shijojë stërvitjet dhe ndeshjet, qoftë edhe duke nisur nga stoli, përkrah Lionel Mesit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Ramos totalisht i dëshpëruar/ Zbulohen fjalët e kapitenit të Realit, pasi City shënoi golin e dytë në “Bernabeu”

Publikuar

-

Reali mori një humbje tronditëse një natë më parë ndaj Manchester Cityt 1-2, me këta të fundit që hodhën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinale. Madrilenët po udhëhiqnin deri në minutën e 78-të 1-0, por dy gola të shpejtë të miqve përmbysën gjithçka. Gabriel Jesus në të 78-tën dhe De Bruyne në të […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Perez “heq qafe” dështakun e madh dhe përgatit 126 milionë euro për yllin e Liverpoolit

Publikuar

-

Real Madridi beson se mund ta joshë Mohamed Salah, që ta lërë Liverpool për një marrëveshje 126 milionë euro. Të paktën kështu pretendon “El Desmarque”, një media pranë klubit të bardhë. Sulmuesi egjiptian ka qenë prej kohësh i lidhur me “Los Blancos”. Në “Santiago Bernabeu”, atë e shohin si një alternativë më të lirë se […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona e përgjysmuar, shans ideal për Manajn

Publikuar

-

Nga

Barcelona e pagoi shumë shtrenjtë barazimin e arritur në “San Paolo” kundër Napolit. Ekipi katalanas u kthye nga Italia me dy lojtarë të pezulluar për shkak të kartonëve dhe një të dëmtuar. Vazhdojnë problemet për Kike Setienin, i cili duhet të bëjë “shpikje” për të ndërtuar një formacion. Serxho Buskets shkoi në Napoli me rrezikun […]

LEXO TE PLOTE