Connect with Us

Romela Begaj: Shteti shqiptar nuk më besoi, më detyruan të mbaj flamurin e një vendi tjetër

Sport

Romela Begaj: Shteti shqiptar nuk më besoi, më detyruan të mbaj flamurin e një vendi tjetër

Publikuar

-

Kampionia shqiptare e peshëngritjes prej një viti në Kanada. Sqaron akuzat për dopping dhe jetën e re përtej oqeanit…

 “Jam betuar, deri në ditën e fundit të jetës time do e them e do e rithem që kam qenë e pastër dhe do jem e pastër, po prapë askush nuk më besoi, përveç popullit tim, por jo shteti dhe politika e Shqipërisë”, është kjo fjalia që kampionia shqiptare e peshëngritjes, Romela Begaj përsërit, jo për shtetin që i ktheu shpinën, por për dashamirësit dhe gjeneratën e re të sportit të shtangës. Prej 1 viti është në Kanada, ndoshta në vakumin e një periudhe lavdie, por jo, ajo do të ngrihet sërish. E premton! Në intervistë për gazetën “Shekulli”, Romela flet në dy kohë. Nuk e harron të shkuarën, familjen, miqtë dashamirës për mbështetjen, sikundër edhe nuk i fal ata që në ditën më të keqe e braktisën. Thonë që legjendat dhe kampionët nuk vdesin kurrë. Lexojeni Romelën!

Çdo të thotë për Romela Begajn të jetë kampione bote?
Emri “kampione bote” është diçka shumë e madhe dhe njëkohësisht shumë e rëndë për mua. Për një emër kaq të madh duhet të kisha dhe një mbështetje, po aq të madhe. Megjithatë ne do t’i shfaqim të gjitha sepse unë kam qenë dhe do jem e para që kam folur për problemet dhe për shumë gjëra që sporti shqiptar dhe të gjitha sportet në Shqipëri kanë shumë peripeci dhe me të vërtetë është një kënaqësi që shfaqet me një zë të fortë se çfarë problemesh kanë këto sporte.

 Si ka arritur Romela të stërvitet dhe të gjejë ambiente për këtë qëllim, meqenëse keni qëndruar nën ombrellën e një shteti inekzistent?

Të them të drejtën unë kam mbi 8-9 vjet që punoj në palestrën kombëtare të Greqisë. Atje jam stërvitur këto vite që unë kam punuar dhe kam marrë rezultate për Shqipërinë. Kam qenë në olimpiadë dhe në të gjithë rruzullin tokësor unë jam e pesta. Kjo renditje nderon shtetin dhe flamurin kombëtar që përfaqësoj. Por kur nuk ke kushte, nuk ke mjek, nuk ke psikolog nuk ke dike që të merret me organizim dhe vetëm Shqipëria nuk i ka këto kushte. Është turp, por akoma dhe sot nuk ka asgjë nga shteti. Romela është përballur, ka ecur dhe do vazhdojë të eci edhe pse u akuzova 2 herë për të njëjtën gjë. Kjo gjë është e palogjikshme të akuzohesh dy here për të njëjtën gjë. Unë kam dashuri për flamurin, popullin e kam në krahë, por nuk kam një mbështetje për të mbrojtur emrin e Shqipërisë jo për Romelën.

A i intereson Federatës së Peshëngritjes të ketë një kampione bote?

Të them të drejtën jo vetëm në Shqipëri por për çdo federate në botë është kënaqësi dhe nder që të ketë një kampione bote, sepse thjesht nga emri e kupton që përballesh me çdo sportist në botë. Duhet një mbështetje shumë të madhe, duhet një kurajë shumë e madhe që të përfaqësosh shtetin që ti je lindur dhe je rritur në të, flamurin kombëtar dhe popullin tënd. Por federate nuk flet dhe kjo gjë për mua është shumë e rëndë.

Si ndihet Romela jashtë stresit dhe larg akuzave?
Të them të drejtën gjithçka ka ndryshuar qëkur jam larguar nga vendlindja ime edhe pse plaga kurrë nuk do të shërohet. Zoti është i madh, ai na bëri që të reflektojmë dhe të kuptojmë se kjo jetë të rrëzon, por jo Romelën, por disa individë që më rrethuan aksidentalisht. Tani duhet të gjejmë forcën për të ecur përpara, pa marrë parasysh se sa e trishtueshme mund të tingëllojë, por jeta vazhdon.

Je e njohur në komunitetin ku jeton tani?
Tashmë kam 1 vit që jam zhvendosur jashtë vendit. Fillimet për mua këtu kanë qenë shumë të vështira, por falë disa miqve ose më mirë të them, falë disa dashamirësve të sportit edhe ata që e ndjejnë me zemër e me një sinqeritet sportin e sakrificat e mia 13-vjeçare për të arritur në botë një emër të mirë për Shqipërinë, ata më kanë hapur dyert duke më dhënë ndjenjën që nuk jam vetëm. Fjalët e para që më kanë thënë janë “Romel, ne të besojmë”, dhe për mua ishte vlerësimi më i bukur pas të gjitha atyre akuzave të pavërtetuara.

Megjithatë jeta ime ka marrë një rrjedhë tjetër dhe pse e di që nuk do të jetë e lehtë, por do të vazhdoj të luftoj për të arritur qëllimet e mia. Kam vendosur të mbaroj një Master dhe më pas nuk mund të them se çfarë do më ketë shkruar Zoti. Unë thjesht do të mundohem të rifitoj ato vite të humbura të rinisë time, që kurrë nuk do ua fal atyre personave që nuk më përkrahën në ditët më të vështira të jetës time dhe kurrë nuk do t’i harroj ata persona që më dhanë dorën për të filluar një jetë të re.

A mendon Romela t’i rifutet sportit të bukur, që në zemrën e saj është kultivuar me aq zell?

Kjo pyetje do ketë përherë përgjigjen e dhënë ‘Po’. Po, sigurisht dhe kurrë nuk do e lë sportin për asnjë arsye. Sporti për mua ose për çdo njëri, është një ndjenjë, një dashuri e pastër që kurrë nuk do të shuhet nga askush dhe nga asgjë. Sporti për mua është jeta, ëndrra, familja. Pra, është gjithçka për arsyen se unë jam rritur me të që në moshën 8-vjeçare deri tani në moshën 33 vjeç. Do jetë një fillim i ri për mua këtu dhe në momentin që do të filloj sportin, mbase nuk do të jetë e lehtë të mbaj mbi supe një flamur të ri, por politika dhe keqdashësit e sportit na detyruan të largohemi dhe na fajësuan për atë që kurrë nuk e ka mundësuar politika dhe shteti shqiptar, mbrojtjen, mbështetjen financiare, palestrat, trajnimet mjekësore, rrogat e shumë të tjera që janë gjërat më thelbësore për t’i mundësuar një sportisti, artisti apo çdo profesioni në Shqipëri.

Cila është këshilla e Romela Begajt për dashamirësit e sportit në Shqipëri?

Këshillë? Eh, aq vite sa kam bërë, aq këshilla dua të jap, por besoj nuk do kenë fund orët e vitet për t’i shkruar. E para, të shikojnë të gjithë sportistët, artistët, mjekët dhe të gjitha profesionet se çfarë kemi bërë ne për kaq shumë vite dhe në fund asnjë shpërblim. I këshilloj që sa mos të jetë vonë, të mendojnë për jetën e tyre, të ngrihen për të drejtat e tyre derisa nuk është vonë sepse në momentin që një ditë të rrëzohen, askush nuk do t’i përkrahë.
Edhe pse jam betuar, deri në ditën e fundit të jetës time do e them e do e rithem që kam qenë e pastër dhe do jem e pastër, po prapë askush nuk më besoi, përveç popullit tim, por jo shteti dhe politika e Shqipërisë. Askush nuk u ngrit të më thoshte që unë të besoj por të gjitha ishin akuza. Një hedhje balte mbi punën time, mbi djersën time, mbi rininë time dhe mbi familjen time. Pra, ky është fakt dhe këshillë e hapur e dukshme për çdo kënd.

Çfarë vendi do zërë familja në jetën e Romelës që deri tani ka qenë e lënë pas dore? 

Eh, të them të drejtën dhe tani nuk është se jam afër përsëri, po prapë për mua dhe familjen time do të jetë një sfidë përsëri për të fituar. Familja për mua ka qenë gjëja më e shtrenjtë në jetë dhe për të bëj gjithçka. E di që edhe pse i kam shkaktuar shumë gëzim dhe hidhërim njëkohësisht, familja ime përsëri më ka  mbështetur për gjithçka. Më mungojnë shumë dhe si çdo fëmijë në emigrim, e di dhimbjen e nënave shqiptare për fëmijët e tyre. Tani mund të them që familja është jeta e çdo personi.

Faleminderit Romela për çdo gjë që ndave me mua, të uroj sa më shumë fat e suksese!

Të falënderoj ty për intervistën dhe shpresoj që kjo histori e jetës time mund të jetë një mësim për shumë persona që duan të krijojnë një karrierë në Shqipëri. Uroj të kenë fat në atë shtet pa mbrojtje. Me respekt Romela Begaj!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Uzuni dhe Kastrati dhurojnë spektakël në kampionat

Publikuar

-

Nga

Lokomotiva e Zagrebit ka luajtur ditën e sotme takimin e javës së 24-t të kampionatit kroat, të cilën e fituan me shifrat 0-2 kundër Inter Zapresiç. Protagonistë në sigurimin e këtyre 3 pikëve kanë qenë edhe dy futbollistët shqiptarë, Kastrati dhe Uzuni. Sulmuesi i dardanëve do të ishte ai që do të shënonte golin e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Gol line technology”, ja stadiumi i vetëm shqiptar ku është instaluar

Publikuar

-

Nga

Futbolli i ditëve të sotme ka përqafuar gjithnjë e më shumë teknologjinë, por sërish polemikat nuk janë shmangur. Penallti, kontakte, prekje apo jo prekje të sferës, apo edhe goli po apo jo i shënuar diskutohen shumë. Mirëpo, për të paktën një gjë, në ditët e sotme siguria është më shumë sesa maksimale nëse sfera e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme/ Legjenda e Rejnxhërs nuk i kursen lëvdatat për yllin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi i ka bërë të gjithë për vete në klubin e Rejnxhërs, në të cilin u transferua vetëm në merkaton e janarit nga Hibernian. Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion dhe ndeshjet e pakta, nuk kanë qenë një pengesë për sulmuesin shqiptar i cili ka treguar aftësitë e tij duke marrë komplimente nga trajneri […]

LEXO TE PLOTE