Connect with Us

Skënderbeu merr një tjetër goditje të rëndë, UEFA vendos për Jashanicën

Sport

Skënderbeu merr një tjetër goditje të rëndë, UEFA vendos për Jashanicën

Publikuar

-

Nuk kanë fund hallet për Skënderbeun. Janë padyshim klubi më i suksesshëm i dekadës së fundit në futbollin shqiptar duke dominuar dhe  duke qenë skuadra më e kompletuar në çdo aspekt.

Periudha e fundit i ka parë bardhekuqtë në një pozitë jo komode, teksa dënimi nga UEFA për trukim ndeshjesh i ka lënë 10 vite jashtë kompeticioneve europiane. Së fundmi, mësohet se korçarët janë “ngrirë” nga Tatimet, si pasojë e detyrimeve shoqërore dhe shëndetësore të papaguara.

Nuk ka vetëm lajme negative për “Ujqërit”. Ekipi i trajnerit Ilir Daja do të ketë që sot e tutje edhe Bajram Jashanicën, me lojtarin që mund të aktivizohet në testet miqësore sipas një vendimi të fundit nga UEFA.

Për t’a parë mbrojtësin në fushë duhet të presim 22 shkurtin, atëherë kur përfundon edhe pezullimi që lojtari mban mbi vete nga testet kundër dopingut. Me afrimin e kosovarit, trajneri Daja do të ketë një armë plus në prapavijë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Video: Tronditet Reali, pëson gol në shtëpi pas 7 minutash lojë

Publikuar

-

Reali është surprizuar në “Bernabeu” nga Celta Vigo, në ndeshjen që po luhet në këto momente për javën e 24-të të La Ligës. Pas 7 minutash lojë, miqtë shënuan pas një aksioni shumë të bukur me anë të Fedor Smolov, i cili dërgoi topin në rrjetën e Courtois, duke përfituar nga përgjumja e madrilenëve. Reali […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Video/ Fantastik Hysaj, asiston në fitoren e Napolit

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj vazhdon ët shtyjë takimin me golin në Serinë A, por gjithsesi ndihmon herë pas here me asistet e tij që skuadra e Napolit të marrë pikë të rëndësishme. Kështu ka qene dhe sot, kur një pasim i mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare ka zgjidhur një ndeshje që dukej e komplikuar për napolitanët përballë Kaljarit. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Video skandali/ Shikoni çfarë bëjnë tifozët në “Air Albania”

Publikuar

-

Nga

Një episod i shëmtuar u shënua para fillimit të supersfidës mes Tiranës dhe Skënderbeut që u zhvillua ditën e shtunë në stadiumin e ri Kombëtar “Air Albania”. Edhe pse bëhet fjalë për një impiant modern me kushte bashkohore, ku siguria është maksimale, një grup tifozësh nuk kanë nguruar për të lënë nam. Ata kanë prishur […]

LEXO TE PLOTE